Flash

Si e krisën protestat imazhin ndërkombëtar të Ramës

Përgjatë 13 viteve si kryeministër, Edi Rama u investua të krijonte imazhin e “politikanit -artist” në skenën ndërkombëtare, por protestat maratonë të muajit të fundit duket se po e krisin atë.

10:41 Blerina Gjoka

Dembélé papritur goleador, Luis Enrique: “Pyeteni çfarë ka ngrënë për Krishtlindje!”

Lapsi.al 12 February 2025
Dembélé papritur goleador, Luis Enrique: “Pyeteni

Osmaune Dembélé është ylli i Paris Saint Germain i Luis Enrique, goleadori absolut. Lojtari i krahut të sulmit papritmas ka ndryshuar status dhe është bërë një golashënues i pamëshirshëm. Një gol pas tjetrit dhe nëse PSG sheh fazën e 1/8 të finales së Champions, pothuajse një hap larg, është meritë e ish-lojtarit të Barcelonës, i cili është lavdëruar edhe nga trajneri i tij, i cili në konferencën për shtyp e ka vlerësuar dhe ka bërë shaka për momentin e tij të jashtëzakonshëm në formë.

17 gola në 9 ndeshjet e fundit për Dembélén me PSG

Vetëm 6 gola gjatë gjithë sezonit të kaluar, ndërsa këtë vit ka arritur në 23. Francezi ka bërë një hap të madh përpara me PSG-në, duke shfaqur më në fund të gjitha cilësitë e tij. Por ndryshimi më i madh ka ndodhur gjatë dy muajve të fundit, dhe shifrat e tij janë mbresëlënëse: 17 gola në 9 ndeshje të fundit, 11 prej tyre në Ligue 1 (në 6 ndeshje) dhe 6 në Champions League gjatë 3 ndeshjeve të fundit – një kundër Manchester City, tre ndaj Stuttgart dhe dy ndaj Brest.

Batutat e Luis Enrique: “Pyeteni Ousmane çfarë ka ngrënë për Krishtlindje”

Dopieta e Dembélé ndaj Brest ka afruar PSG shumë pranë kualifikimit në 1/8 e Champions League, duke pasur parasysh se skuadra e tij do të mbrojë avantazhin 3-0 në ndeshjen e kthimit. Megjithatë, nëse kalon më tej, në mars e pret një sfidë e vështirë, ose kundër Liverpool, ose ndaj Barcelonës.

Lexo më tej: Bellingham hesht Etihad, Real përmbys City në fund:PSG e Dortmund prekin kualifikimin

Pas fitores në derbin e veriut të Francës, Luis Enrique e vlerësoi ekipin e tij dhe më pas foli për Dembélé me ton humoristik: “Ne e shohim çdo ditë në stërvitje, dimë që në këtë moment është plot besim. Pse po luan kaq mirë? Nëse e shihni Ousmane, pyeteni çfarë ka ngrënë për Krishtlindje?”.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI