Flash

Bëri ndeshjen e jetës, 21-vjeçarja Kabeye shuhet papritur: shkaqet ende të paqarta

Lapsi.al 12 February 2025
Bëri ndeshjen e jetës, 21-vjeçarja Kabeye shuhet papritur:
Një tronditje e vërtetë që ka shokuar sportin francez, veçanërisht komunitetin e hendbollit, pas lajmit të befasishëm dhe deri më tani të pashpjegueshëm të vdekjes së 21-vjeçares Jemima Kabeye. Ajo kishte luajtur ndeshjen e saj të fundit si portiere e Plan-de-Cuques me një paraqitje të shkëlqyer, duke arritur 50% të pritjeve ndaj Chambray në Ligën e Parë Franceze. Më pas, një problem shëndetësor i papritur rezultoi fatal. “Federata Spanjolle e Hendbollit shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen dhe miqtë e Jemima Kabeye, lojtare e HBPC Plan-de-Cuques, e cila u nda nga jeta papritur në moshën 21-vjeçare,” shkruhej në një postim në rrjetet sociale. “Një tragjedi që ka prekur të gjithë familjen e hendbollit. U prefsh në paqe”.

Të gjitha ndeshjet e klubit janë pezulluar

Hetimet për shkaqet që çuan në shtrimin urgjent në spital dhe më pas në vdekjen e lojtares së re të hendbollit janë ende në vazhdim. Ndërkohë, ekipi i saj, HBPC Plan-de-Cuques, ka pezulluar të gjitha ndeshjet e ardhshme, i tronditur nga tragjedia dhe në shenjë zie dhe respekti: “Me trishtim të madh dhe dhimbje të thellë njoftojmë ndarjen e papritur nga jeta të luftëtares sonë, Jemima Kabeya. Përveçse një portiere e talentuar dhe një shoqe skuadre shembullore, Jemima ishte mbi të gjitha një vajzë rrezëllitëse, plot gëzim dhe me një zemër të madhe. Buzëqeshja dhe përkushtimi i saj do të mbeten përgjithmonë në zemrat tona dhe në historinë e Plan-de-Cuques.” “Në këto momente të dhimbshme, mendimet tona janë kryesisht me familjen e saj, prindërit, vëllain dhe motrën e saj, por edhe me lojtarët dhe stafin tonë. U shprehim ngushëllimet më të sinqerta dhe i ofrojmë mbështetjen tonë të plotë.”

Plan-de-Cuques, një tjetër tragjedi tetë vite më parë

Për fat të keq, kjo nuk është hera e parë që klubi Plan-de-Cuques përballet me një tragjedi të tillë. Tetë vite më parë, ekipi francez humbi një tjetër lojtare, Flora Girolami, e cila u nda nga jeta si pasojë e një meningjiti fatal. Për të ndihmuar familjen e Jemima Kabeye, Plan-de-Cuques ka vendosur të krijojë një fond donacionesh.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI