Flash

Arrestimi i Veliajt/ Mblidhet sot Grupi Parlamentar i PS-së

Lapsi.al 12 February 2025
Arrestimi i Veliajt/ Mblidhet sot Grupi Parlamentar i PS-së

Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste do të mblidhet sot në një takim të hapur për mediat, ku pritet që deputetja Klotilda Bushka të sqarojë pozicionin e saj pasi u mor në hetim nga Prokuroria e Posaçme për çështjen e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliajt.

Të hënën SPAK njoftoi se ka vënë në hetim deputeten për akuzën “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”. Bushka, në një reagim publik ditën e djeshme, u distancua nga akuza, ndërsa tha se SPAK e ka vënë në hetim pa e marrë asnjëherë në pyetje.

"A kam folur me Ajolën gjatë këtyre muajve të ferrit që ajo po kalon, duke u gjendur nën një presion të frikshëm mediatik, përveçse në një proces që për mua ka shumë pikëpyetje?

Po, kam folur dhe do flas sa herë të më kërkojë apo ta kërkoj. Por kurrë për të mbuluar të vërtetën, sepse halli s’ka qenë asnjëherë se si e vërteta që Ajola ka ndarë me mua të mbulohet. Halli ka qenë dhe sot është edhe më i madh, se si e vërteta e Ajolës të mos mbulohet.

Kam kërkuar të dëgjohem nga grupi parlamentar. Kjo është vërtetë e tepërt dhe mezi pres të dëgjohem edhe nga ata që kanë futur edhe emrin tim në një akt-hetimi, pa më thirrur asnjëherë", shkroi Bushka në rrjetet sociale.

Të këshilluara

Parashikimi i motit: Vranësira dhe reshje shiu

Vendi ynë që në orët e para të mëngjesit do të jetë nën ndikimin e vranësirave të shumta, të cilat pritet të jenë dominante përgjatë gjithë 24 orëshit. Gjithash...

07:31

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI