Flash

Vràsja e Martin Çeços, gjykata dënon me 83 vite burg në total 4 autorët

Lapsi.al 11 February 2025
Vràsja e Martin Çeços, gjykata dënon me 83 vite burg

Gjykata e Korçës ka dënuar 4 persona për vrasjen e Martin Çeços. Krimi tronditës ndodhi më 12 qershor 2022 në Kolavec të Maliqit, ku i riu u gjet i mbytur me litar dhe i hedhur në një rezervuar, dy ditë pasi familja kishte humbur kontaktet me të. Kushërinjtë Valter dhe Edlir Mollaj u gjetën fajtorë për vrasjen dhe u dënuan përkatësisht me 25 dhe 23 vite burgim. Bariu i tyre, Bledi Angjo u dënua me 15 vite burgim dhe Martina Pajollari me 20 vite burgim, pasi kishte nxjerrë në pritë viktimën.

Prokuroria e ka cilësuar si krim pasioni, pasi nga hetimet rezultoi se viktima kishte krijuar lidhje dashurie me Pajollarin e cila paralelisht ishte e lidhur dhe me njërin prej autorëve, Valter Mollajn. Referuar procesverbalit të seancës gjyqësore të datës 10 shkurt, mësojmë se 4 personat u dënuan për veprën penale "Vrasja me paramendim", kryer në bashkëpunim.

Sipas palës mbrojtëse në gjykim, në asnjë moment nuk u vërtetuar direkt apo indirekt lidhja e të pandehurve me viktimën. Mbrojtja në seancë e kryer nga avokatë të ndryshëm, që priten t’i drejtohen apelit për të kundërshtuar këtë vendim brenda afatit ligjor.

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI