Flash

Vrasja e Martin Canit/ Në “sitë” stafi i shkollës “Fan Noli”

Lapsi.al 11 February 2025
Vrasja e Martin Canit/ Në “sitë” stafi i shkollës

Prokuroria ka mbyllur hetimet për vrasjen e 14-vjeçarit Martin Cani dhe ka dërguar për gjykim autorin e mitur Mario Përlleshin.

14-vjeçari akuzohet për kryerjen e veprës penale "Vrasje në rrethana cilësuese" ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, në dëm të Martin Canit dhe Luis Meçja. Në njoftimin e prokuorisë bëhet me dije se ka nisur një procedim penal për veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, ndaj stafit të shkolllës, lidhur me veprimet apo mosveprimet e tyre.

Hetimet vazhdojnë, pasi sipas prokurorisë është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim individualizimin e fajësisë dhe përgjegjësive penale konkrete.

NJOFTIMI I PROKURORISË:

Vrasja e të miturit tek Shkolla ‘Fan Noli’, Prokuroria Tiranë dërgon në gjyq për ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave shtetasin M.P

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, përfundoi hetimet dhe dërgon në gjyq shtetasin M.P., i akuzuar për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje në rrethana cilësuese’ ndaj një të mituri dhe kundër dy ose më shumë personave, e parashikuar nga neni 79, shkronja a) dhe dh) i Kodit Penal, në dëm të të miturve M.C. dhe L.M.

Pas një hetimi të plotë dhe të gjithanshëm, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, ka përfunduar hetimet lidhur me procedimin penal nr.7676, të regjistruar datë 18.11.2024/

Gjithashtu, nga ana e organit të akuzës është vendosur ndarja e akteve të këtij procedimi, të akteve që lidhen me veprën penale “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga neni 248 i K.Penal, lidhur me veprimet apo mosveprimet e stafit të shkollës, të cilat janë regjistruar në një procedim tjetër, dhe për të cilin hetimet vazhdojnë pasi është e domosdoshme kryerja e veprimeve të tjera hetimore, me qëllim individualizimin e fajësisë dhe përgjegjësive penale konkrete.

Të këshilluara

Nën hetim nga SPAK, reagon Klotilda Bushka

Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar sot për herë të parë pasi Prokuroria e Posaçme e ka marrën hetim për veprime të paligjshme. Bushka e cila ësh...

11:28

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI