Flash

Veliaj në burg, Rama thërret mbledhjen urgjente

Lapsi.al 11 February 2025
Veliaj në burg, Rama thërret mbledhjen urgjente

Edi Rama nuk është i qetë pas arrestimit të Erion Veliajt. Ose së paku kështu shfaqet apo dëshiron ai që të duket në sytë e opinionit publik.

Pas vizitës që bëri sot në Bashkinë Tiranë, ku pati një bisedë me nënkryetarët dhe iu kërkoi të vazhdojnë punën sikur asgjë të mos ketë ndodhur, kreu i mazhorancës ka thirrur nesër në mëngjes mbledhje të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste.

Siç mëson Lapsi.al, mbledhja do të mbahet në orën 09:00 në Kryesinë e Kuvendit. Rama do t'u drejtohet deputetëve të tij me një mesazh.

Nuk dihet nëse fjala do të jetë publike apo jo. Sot përmes një deklarate, Rama sulmoi hapur SPAK, teksa tha se "ka dalë nga shinat" dhe se arrestimi i Erion Veliajt ishte në shkelje të standardeve.

Po kështu Rama paralajmëroi një lëvizje tjetër të PS për të ridimensionuar raportin me Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Mbledhja e nesërme është jashtë radhe pasi një ditë më parë Grupi i PS e zhvilloi një mbledhje nën drejtimin e Niko Peleshit.  Me siguri Rama kërkon të japë një mesazh tek të vetët teksa ka nisur tashmë edhe fushata elektorale dhe me rënien e Erion Veliajt, PS pëson një goditje jo të vogël.

©LAPSI.al

Të këshilluara

Basha prezanton kandidatët për deputetë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lulzim Basha ka prezantuar një listë kandidatësh me të cilët subjekti që ai drejton do të garojë në zgjedhjet e ardhshme ...

20:41

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI