Flash

“The Telegraph”: 1 milion £ për të dëbuar 47 emigrantë shqiptarë me avion privat

Lapsi.al 11 February 2025
“The Telegraph”: 1 milion £ për të dëbuar 47

Autoritetet britanike janë duke zhvilluar një fushatë dëbimi të emigrantëve të paligjshëm. Gazeta “The Telegraph” raporton se madje për të dëbuar 47 emigrantë shqiptarë u përdor një avion privat nga Home Office, e cila shpenzoi 22 mijë £ për çdo person të dëbuar. Sipas gazetës, vetëm ky udhëtim kushtoi 1 milion paund.

Avioni “Airbus 321” mund të transportojë deri në 220 pasagjerë, por e bëri udhëtimin me vetëm 47 emigrantë të paligjshëm shqiptarë dhe disa të dënuar në vendin tonë. “The Telegraph” shkruan se në të kaluarën të tilla udhëtime kanë qenë sekrete, por tashmë janë vetë autoritetet që po shpërndajnë filmime edhe për të treguar se po largojnë persona të padëshiruar.

A Home Office photograph of Albanians being led up the steps to the plane by security escorts

Gazeta shkruan se kjo është pjesë e përpjekjeve të kryeministrit Keir Starmer për të ulur efektin ekstremistit Nigel Farage me ashpërsi ndaj migracionit të paligjshëm. Në të kaluarën këto udhëtime mbaheshin të fshehta edhe për shkak të protestave të shoqatave kundër dëbimit të emigrantëve.

The Home Office released images of migrants being deported from the UK on a charter flight

Përdorimi i linjave ajrore private në Mbretërinë e Bashkuar për të dëbuar emigrantët është në kontrast me SHBA-në, ku Donald Trump po përdor avionë ushtarakë për të zbatuar planin e tij për të larguar mijëra emigrantë të paligjshëm.

Të hënën laburistët publikuan të dhëna që tregojnë se 18 987 njerëz janë dëbuar që kur kanë ardhur në pushtet në korrik të vitit të kaluar. Ky është numri më i lartë se çdo periudhë 6-mujore që nga viti 2017. Laburistët po përpiqen t'u tregojnë votuesve se po veprojnë për të trajtuar imigracionin e paligjshëm.

Në shkrim thuhet se rreth 12 658 shqiptarë kaluan Kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar me varka të vogla në vitin 2022. Për këtë shkak, Britania e Madhe firmosi një sërë marrëveshjesh me vendin tonë për të përshpejtuar kthimin e emigrantëve të paligjshëm shqiptarë. Mësohet se do të ketë fluturime javore drejt vendit tonë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

32°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI