Flash

The Guardian për rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë: Një portë drejt afrimit me BE-në

Lapsi.al 11 February 2025
The Guardian për rezultatin e zgjedhjeve në Kosovë: Një

Shtatëmbëdhjetë vjet pasi Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia, e ardhmja e saj mbetet e errësuar dhe e komprometuar nga marrëdhëniet me Beogradin. Më shumë se një dekadë bisedimesh për normalizim deri tani kanë qenë një rrugë drejt askundit, e penguar kryesisht nga refuzimi i Serbisë për të njohur të drejtën e ish-territorit të saj për cilësitë e të qenurit shtet. Në katër komunat veriore me shumicë serbe të vendit, bllokimi politik ka qenë herë pas here vdekjeprurës, ndërsa kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka tentuar të zbatojë sovranitetin, duke u kundërshtuar nga rebelët e mbështetur nga Beogradi.

Ekzistojnë arsye disi të vogla për të shpresuar se rezultati i zgjedhjeve të fundit të Kosovës të dielën, në të cilat partia në pushtet e z.Kurti doli e para, por humbi shumicën, mund të sjellë një rrugëdalje nga ky ngërç. Lëvizjet e kuptueshme, por ndonjëherë të ashpra të z.Kurti për të demonstruar kontrollin e Prishtinës mbi veriun, siç ishte vendosja e kryetarëve shqiptarë etnikë pas bojkotit masiv të zgjedhjeve nga serbët etnikë, janë kritikuar ashpër nga Bashkimi Europian dhe SHBA. Në prag të votimit, Richard Grenell, i sapoemëruari i posaçëm i SHBA për misione të veçanta, tha se marrëdhëniet midis Uashingtonit dhe Prishtinës "nuk kanë qenë kurrë më të ulëta". 

Ndërkohë, BE ka vendosur sanksione që deri tani i kanë kushtuar një prej vendeve më të varfra dhe më të vogla të Evropës rreth 150 milionë euro. Perspektiva e një qeverie të re koalicioni në Prishtinë hap mundësinë e një qasjeje më pak të ngurtë dhe më pragmatike. Të dyja partitë kryesore opozitare zhvilluan fushatë mbi nevojën për të përmirësuar marrëdhëniet me partnerët perëndimorë, dhe shqetësimi për izolimin e Kosovës në një moment të rrezikshëm gjeopolitik ishte një nga temat kryesore të zgjedhjeve. Nëse administrata e re e Kurtit mund të shkojë përtej retorikës ndonjëherë të ashpër nacionaliste dhe të kthejë Brukselin dhe Uashingtonin në anën e saj, kjo do të jetë në interes të plotë të Kosovës.

Qëllimi duhet të jetë zbatimi i vonuar i një marrëveshjeje normalizimi të vitit 2023, e cila në teori e detyronte presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, të njihte shtetësinë e Kosovës, në këmbim të dhënies së kompetencave gjysmë-autonome për serbët etnikë në veri. Por për ta arritur këtë do të duhet që z.Vuçiç, i cili vazhdimisht ka nxitur tensione etnike, të ndalojë lojën për publikun e tij nacionalist dhe më në fund të nënshkruajë marrëveshjen.

Brukseli duhet t'u përgjigjet shpejt dhe me bujari çdo hapi pajtues nga Prishtina. Duhet të jenë dy palë për të krijuar një bllokim, por ndërsa një nga kombet më të vogla dhe më të cenueshme të Evropës është ndëshkuar me sanksione, fqinja e saj e madhe, agresive dhe armiqësore nuk është ndëshkuar, për arsye të realpolitikës rajonale. Duke marrë parasysh precedentët e qartë dhe ogurzinj të Ukrainës, frika e z.Kurti mbi axhendën përfundimtare të Beogradit në veri të Kosovës është krejtësisht e kuptueshme. Kjo frikë do të përkeqësohet nga kujtimi i mbështetjes së mëparshme të Donald Trump për një plan që në një moment përfshinte ndarjen e Kosovës.

BE ka një shefe të re për çështjet e jashtme, ish-kryeministren e Estonisë, Kaja Kallas, dhe një të dërguar të ri të posaçëm për normalizimin Kosovë-Serbi, diplomatin danez Peter Sørensen, një specialist rajonal. I dërguari i ri i posaçëm i Britanisë në rajon, Karen Pierce, ka qenë ambasadore në SHBA për pesë vjet. Këto emra të rinj ofrojnë mundësinë për një fillim të ri në raport me një vend që ka krijuar një demokraci funksionale në kushtet më sfiduese. Qeveria e ardhshme e Kosovës duhet të jetë më pragmatike dhe më pak e udhëhequr nga nacionalizmi i tipit "ose me ne, ose kundër nesh" i z. Kurti. Por edhe Perëndimi duhet të bëjë më shumë.

The Guardian, përshtati në shqip ©LAPSI.AL 

Të këshilluara

Basha prezanton kandidatët për deputetë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lulzim Basha ka prezantuar një listë kandidatësh me të cilët subjekti që ai drejton do të garojë në zgjedhjet e ardhshme ...

20:41

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI