Flash

Paditi Vokshin për shpifje, Vilma Nushi mungon në seancën e GJKKO

Lapsi.al 11 February 2025
Paditi Vokshin për shpifje, Vilma Nushi mungon në seancën e GJKKO

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë ka shtyrë seancën e sotme ku do të merrej vendimi lidhur me padinë për shpifje të Vilma Nushit ndaj Albana Vokshit si kryetare e Komisionit Hetimor parlamentar të Shëndetësisë. Shkak i shtyrjes së seancës është bërë mungesa e pranisë së Nushit.

Deputetja e PD, Albana Vokshi pas shtyrjes së seancës foli para mediave ku u shpreh se në seancën e ardhshme kanë kërkuar që e pranishme të jetë edhe Vilma Nushi për të dëgjuar pretendimet e saj.

Vokshi shtoi se e ka kallëzuar 2 herë këtë koncension abuziv e korruptiv me pasoja të rënda për qytetarët. Ajo theksoi se është në dispozicion të SPAK për të dhënë informacione të tjera, në lidhje me këtë koncension, që i ka grumbulluar edhe nga komisioni hetimor.

"U refuzua nga ana jonë pajtimi. Kemi kërkuar seancën e ardhshme të paraqitet znj.Nushi e për të dëgjuar pretendimet e saj dhe sqarimet e mia në lidhje me check up. E kam kallëzuar 2 herë këtë koncension, abuziv e korruptiv me pasoja të rënda për qytetarët. E kam kallëzuar në PP, SPAK dhe 4 vite po e heton, jam në dispozicion të SPAK për të dhënë informacione të tjera, në lidhje me këtë koncension, që i kemi grumbulluar edhe nga komisioni hetimor, pavarësisht se komisioni hetimor u mbyll pa raport parlamentar. Ndaj grupi i punës në PD po punon dhe do e bëjmë publik me qëndrimet përkatëse e kallëzime në SPAK për një sërë ministrash e zv.ministrash apo punonjës të adminmistartës e ortakë të konensionarëve.

S’kam asgjë me paratë e fituara ndershëm nga biznesët e saj, po Vilma Nushi s’do gëzojë asnjë qindrakë me abuzimin e parave të shëndetësisë jo vetëm në buxhet, por edhe te qytetarët e bizneset e tyre. Si vampirë e korrupsionit ka marrë gjakun e pensionistëve, qytetarëve, adminsitratës për fitime galopante korruptuive. Ne do i shkojmë deri në fund.

Është model i paparë në asnjë vend të botës. Do jem personalisht në gjykatë, 26 shkurt seance e radhës, dhe do faktoj çdo deklaratë timen, çdo abuzim në lidhje me check up dhe duke i bërë publike edhe për median. Me dokumente abuzimet, pagesën e qindra mijëra analizave të check up të pakryera. Do dëshmoj shkeljen e kontratës së firmosur nga Beqaj e Vilma Nushi," tha Vokshi.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI