Flash

Nën hetim nga SPAK, reagon Klotilda Bushka

Lapsi.al 11 February 2025
Nën hetim nga SPAK, reagon Klotilda Bushka

Deputetja socialiste Klotilda Bushka ka reaguar sot për herë të parë pasi Prokuroria e Posaçme e ka marrën hetim për veprime të paligjshme.

Bushka e cila është drejtuese e Komisionin për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, tha se është njeri me dinjitet dhe do vazhdojë e tillë, ndërsa shtoi se sqarimin e saj do ta japë në vendin ku duhet. Reagimi i saj erdhi pasi deputeti demokrat Dashnor Sula kërkoi që mbledhja e komisionit të drejtohet nga kolegia e tij Dhurata Çupi.

“Ky është komision ligjesh jo hetimor. Po ushtroj detyrën time. Nëse kam diçka për ta sqaruar do e sqaroj atje. Po jam dhe vijoj të jem e dinjitetshme”, tha Bushka.

Prokuroria e Posaçme ka deklaruar dje se deputetja socialiste Klotilda Bushka ndodhet nën akuzë për veprime të paligjshme. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, Bushka, e cila mban edhe postin e kryetares së Komisionit të Ligjeve, është regjistruar si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, sipas nenit 301 të Kodit Penal.

“Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes së Kuvendit të Shqipërisë, shtetases Klotilda Bushka Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal. Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024. Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar falenderon Policinë e Shtetit për bashkëpunimin në fazën e ekzekutimit të masave të sigurisë”, thuhet në reagimin e SPAK.

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI