Flash

Ndryshim epokal në goditjet e penalltive, IFAB mendohet: ja çfarë është “one shot”

Lapsi.al 11 February 2025
Ndryshim epokal në goditjet e penalltive, IFAB mendohet: ja

Shumë avantazh për gjuajtësin e penalltisë, një raport tepër i pabalancuar në favor të ekipit që përfiton nga kjo goditje krahasuar me atë që e pëson: kjo është arsyeja që e ka shtyrë jo cilindo, por Pierluigi Collina, kreun e Komisionit të Arbitrave në FIFA, të propozojë pranë IFAB – organit që administron rregullat e lojës së futbollit – një ndryshim që do të përbënte një revolucion të vërtetë në mënyrën se si ekzekutohen penalltitë.

Bëhet fjalë për “one shot”, pra një goditje e vetme që përbën penalltinë, duke përjashtuar mundësinë e shtyrjes në rrjetë nga lojtarët e tjerë të ekipit sulmues. Ose gol, ose asgjë – madje edhe nëse portieri arrin ta ndalë gjuajtjen, loja nuk do të vazhdonte me një goditje nga këndi, por me një gjuajtje nga porta për ekipin mbrojtës. Një pritje ndaj penalltisë do të ishte përfundimtare: asnjë rigoditje.

Collina ka propozuar penalltitë pa rigoditje: rregulli “one shot”.

“Besoj se ekziston një pabarazi e tepruar mes shanseve që ka sulmuesi dhe atyre të portierit – argumenton Collina për Repubblica – Në mesatare, 75% e penalltive shndërrohen në gol, dhe shpesh një penallti përfaqëson një mundësi më të madhe se ajo që është mohuar nga faulli. Dhe për më tepër, u jepet edhe mundësia për të luajtur topin e kthyer nga portieri? Sipas mendimit tim, portierët duhet të ankohen”.

Ish-arbitri nga Bolonja – sot 64 vjeç dhe ende figura më me ndikim në botën e arbitrimit – ka nisur lëvizjet për të ndryshuar një aspekt të lojës që nuk është prekur që nga zanafilla e futbollit, çka tregon edhe vështirësinë e një reforme të tillë: “Kam folur për këtë në diskutimet që kemi pasur me IFAB-in: një zgjidhje është “one shot”. Ashtu si në penalltitë pas kohës shtesë: nuk ka rigoditje, ose shënon ose loja rifillon me një goditje nga porta. Pikë. Kështu shmanget edhe kaosi që ndodh sot para një penalltie, me lojtarët që mblidhen përreth zonës. Duken si kuajt e hipodromit para nisjes së Palio di Siena…”.

Rregulli “one shot”: ose shënon, ose loja rifillon nga porta

International Football Association Board (IFAB) është i njohur për ruajtjen e traditave të futbollit dhe çdo ndryshim i rregullave kërkon kohë dhe debat të gjatë. Por nëse një propozim vjen nga dikush si Collina, me argumente të forta, nuk është e pamundur që në të ardhmen rregulli i ri i penalltive të bëhet realitet, duke sjellë një ndryshim historik në këtë aspekt të lojës.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI