Flash

Kush është Dastan Satpaev, sulmuesi 16 vjeçar i Chelsea: ja sa kanë paguar për të

Lapsi.al 11 February 2025
Kush është Dastan Satpaev, sulmuesi 16 vjeçar i Chelsea: ja sa
Chelsea më në fund ka siguruar shërbimet e Dastan Satpaev. Klubi londinez e kishte vëzhguar prej kohësh sulmuesin e lindur në vitin 2008, duke e konsideruar atë si një nga talentet më premtues në qarkullim. Pas një periudhe monitorimi të gjatë, Chelsea vendosi të bëjë lëvizjen finale, duke e mbyllur marrëveshjen për të sjellë lojtarin në Londër. Satpaev, i cili është vetëm 16 vjeç, u ble nga Kairat Almaty, klubi i njohur i Kazakistanit. Marrëveshja u mbyll për rreth 4 milionë euro, duke përfshirë edhe bonuse të ndryshme. Ky transferim përfaqëson një rekord historik për kampionatin kazak, duke u bërë shitja më e shtrenjtë ndonjëherë nga një klub vendas. Kjo tregon qartë potencialin e madh të Satpaev për t’u bërë një futbollist kyç në arenën evropiane.

Kur do të bashkohet Satpaev me Chelsean?

Lojtari do të qëndrojë te Kairat Almaty deri në verën e vitit 2026, kur të mbushë 18 vjeç dhe të jetë i lejuar të transferohet në Angli. Pasi të mbërrijë në Londër, ai do të nënshkruajë një kontratë 5-vjeçare, me opsionin për ta zgjatur edhe me një vit tjetër. Ky është një tjetër investim afatgjatë i Chelseat, i cili prej kohësh ka ndryshuar strategjinë e merkatos, duke u fokusuar te blerjet e lojtarëve të rinj me potencial të lartë.

Shifrat e Satpaev në Kazakistan

I riu ka treguar aftësitë e tij të jashtëzakonshme në nivelin e të rinjve, duke shënuar 28 gola dhe dhënë 10 asiste në 32 ndeshje për akademinë e Kairat Almaty. Në këtë sezon të UEFA Youth League, ai ka regjistruar 1 gol dhe 1 asist në 4 ndeshje. Gjithashtu, në nivel ndërkombëtar, ka shënuar 4 gola në 10 ndeshje për kombëtaren e Kazakistanit U17, ku shërben si kapiten. Për më tepër, ai tashmë ka bërë 4 paraqitje me ekipin e parë të Kairatit, duke shënuar edhe një gol.

Chelsea po ndryshon strategjinë e transferimeve

Statistikat e tij mbresëlënëse tregojnë edhe një herë se Chelsea po fokusohet te talentet e rinj, duke ndjekur një strategji të ndryshme nga e kaluara, kur shpenzonte shuma të mëdha për lojtarë të afirmuar. Londinezët po investojnë në të ardhmen, duke u bazuar te puna e skautëve në mbarë botën dhe duke blerë talente me çmime relativisht të ulëta. Ky nuk është një rast i izoluar. Chelsea e ka ndjekur të njëjtën filozofi edhe me portierin Mike Penders, një talent i vitit 2005, të cilin sapo e bleu nga Genk për 20 milionë euro.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI