Flash

Këshilli i Territorit, dhëniet e lejeve në disa raste do kërkojnë më shumë firma

Lapsi.al 11 February 2025
Këshilli i Territorit, dhëniet e lejeve në disa raste do

Vendimet që merren nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit (KKUT) do të kërkojnë në disa raste më shumë firma sesa në procedurën normale.

Një ndryshim në vendimin e vitit 2017 “Për përcaktimin e përbërjes së Këshillit Kombëtar të Territorit është përcaktuar se si veprohet rast pas rasti sa i takon firmës që marrin aktet që dalin nga ky institucion.

Konkretisht pika 5 e vendimit nënvizon se Sekretariati teknik i KKTU-së zbardh vendimet e Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, të cilat ua dërgon për nënshkrim Kryeministrit, në cilësinë e kryetarit, dhe ministrit të linjës për zhvillimin e propozuar. “Vendimet nënshkruhen edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Zhvillimit të Territorit(AZHT), në cilësinë e sekretarit të KKTU-së.

Vendimet, pasi nënshkruhen nga kryetari, ministri i linjës dhe sekretari i Këshillit Kombëtar të Territorit dhe Ujit, hyjnë në fuqi menjëherë” thuhet në pikën 5 të ndryshuar. E njëjta vijon se në disa raste kur lejet që jepen bien nën fushën që lidhet me basenet ujore, është e nevojshme që vendimet të nënshkruhen edhe nga kreu i Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore.

“Në rastin e zbardhjes së vendimeve, në zbatim të legjislacionit për burimet ujore, sekretariati teknik koordinon veprimet me Agjencinë e Menaxhimit të Burimeve Ujore.

Vendimet për dhënie lejeje apo autorizimi, në zbatim të legjislacionit për burimet ujore, nënshkruhen edhe nga drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Menaxhimit të Burimeve Ujore. Vendimet, pasi nënshkruhen nga kryetari, ministri i linjës dhe, kur është rasti, edhe nga sekretari i KKTU-së, hyjnë në fuqi menjëherë” thuhet në vendim.

Në përshtatje të kuadrit ligjor Këshilli Kombëtar i Territorit ndryshoi emër në Këshilli Kombëtar i Territorit dhe Ujit, si autoritet kombëtar i planifikimit dhe zhvillimit të territorit dhe si organ qendror vendimmarrës, përgjegjës për administrimin dhe menaxhimin e burimeve ujore të Republikës së Shqipërisë, kryesohet nga Kryeministri. Në përbërje të tij janë Kryeministri, ministrat e qeverisë dhe kreu i AZHT./ MONITOR

Të këshilluara

Parashikimi i motit për ditën e sotme

Territori shqiptar do të jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike gjatë paradites, duke sjellë intervale me kthjellime, përjashtuar ekstremin ver...

07:41

'Arrest shtëpie' për Ajola Xoxën

Arrestohet kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj. Me kërkesë të SPAK GJKKO ka firmosur masë sigurie ‘arrest me burg’ ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, ...

14:28

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.26

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI