Flash

“Kemi një derrkuc të vogël”, Si aktronte çifti Veliaj-Xoxa për kursimet (VIDEO)

Lapsi.al 11 February 2025
“Kemi një derrkuc të vogël”, Si aktronte çifti

Ndërsa në dosjen e SPAK që çoi Erion Veliajn në burg tërhoqi menjëherë luksi i shfrenuar i bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa, ku për katër vite për vetëm bizhu dhe rroba kishte shpenzuar thuajse 900 mijë euro, për publikun disa vite më parë çifti Veliaj-Xoxa servirte një mashtrim patetik.

Në një emision, një dekadë më parë, i njëjti çift që vetëm për fustane shpenzonte nga 220 mijë euro në vit, pretendonte se kishin një derrkuc të vogël si arkë kursimi. Me paratë që mblidhnin aty avash avash, sipas Veliajt, bënin ndonjë udhëtim të lirë kur i jepej mundësia. Shikojeni vetë show-in që jepte Veliaj në videon më poshtë:

[video width="608" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Video-2025-02-11-at-11.32.46.mp4"][/video]

Çfarë thuhej në dosjen e SPAK:

“Ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, ose gati 900 mijë euro." ©LAPSI.AL 

Lexo më tej: Luksi i shfrenuar i Ajola Xoxës, bleu 900 mijë euro bizhuteri dhe veshje online 

Të këshilluara

Basha prezanton kandidatët për deputetë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lulzim Basha ka prezantuar një listë kandidatësh me të cilët subjekti që ai drejton do të garojë në zgjedhjet e ardhshme ...

20:41

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI