Flash

Berisha: Rama u përpoq ta hiqte qafe Veliajn se do i merrte PS-në

Lapsi.al 11 February 2025
Berisha: Rama u përpoq ta hiqte qafe Veliajn se do i merrte PS-në

Kryetari i PD, Sali Berisha hodhi të tjera akuza në adresë të kryeministrit Edi Rama pas arrestimit të Erion Veliajt me urdhër të SPAK. Gjatë konferencës për mediat nga selia blu, Berisha tha se Rama ka rol në prangosjen e Veliajt.

Sipas tij, kryebashkiaku i Tiranës po marshonte drejt marrjes së drejtimit të PS dhe Rama nuk donte t’ia linte atij partinë pas zgjedhjeve të 11 majit. Berisha shtoi gjithashtu se kryeministri donte që Veliaj të arrestohej që para vitit të ri.

"Tani, çfarë ishte Erion Veliaj? Këtu para jush unë isha shprehur se ai është një kufomë politike e pakallur. Rama sigurisht që e donte të ngrirë para vitit të ri. E donte të hequr qafe. Por duket se nuk bëri dot atë që donte. A është i përshtatshëm për fushatë? Kjo nuk është e përshtatshme për fushatë. Por prapë, ka një problem këtu. Ai nuk do donte kurrë t’ia linte partinë pas zgjedhjeve Erion Veliajt. Pra, unë nuk mund të them se është Edi Rama që në këtë rast e komandoi prokurorinë. Jo, Rama ishte përpara. Tani është e vështirë të thuhet. Se unë e ndoqa atë monologun e tij, këtu e kam. Po arrita në përfundimin që këtej po përpiqet të jetë dorëjashtë, por që nuk mund të jetë kurrë dorëjashtë, nuk ndodh ajo, këtej përpiqet të marrë dekoratën se Skrapi po punon në mënyrë të pavarur nga Rama.

Gjithçka është në shqyrtim. Një gjë do t’u them, pa ato 44 protesta para bashkisë, Erion Veliaj do ishte duke marshuar drejt postit të kryetarit të PS. Duhet të jemi realistë, t’u jap kredi qytetarëve, durimit të tyre…" - u shpreh mes të tjerash Berisha në konferencë për shtyp.

Të këshilluara

Basha prezanton kandidatët për deputetë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lulzim Basha ka prezantuar një listë kandidatësh me të cilët subjekti që ai drejton do të garojë në zgjedhjet e ardhshme ...

20:41

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI