Flash

Zgjedhjet/ Numërohen mbi 96% të votave, Vetëvendosja ruan dominancën (Harta)

Lapsi.al 10 February 2025
Zgjedhjet/ Numërohen mbi 96% të votave, Vetëvendosja ruan

Deri në orën 16:04 në Kosovë janë numëruar 96.45 për qind të kutive të votimit, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.

Sipas të dhënave nga KQZ, Lëvizja Vetëvendosja ka fituar 41.11%, të votave, PDK-ja 22.28%, LDK-ja, 17.78%, AAK-ja 7.46, Lista Serbe 3.98% e Koalicioni për Familje 2.28%.

Kujtojmë se për shkak se sistemi online i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve doli jashtë funksionit, kreu i KQZ-së njoftoi se numërimi i votave do bëhet manualisht.

“Gjithçka ishte gati t’i transmetojmë rezultatet preliminare si edhe në të kaluarën, aplikacioni nuk ka funksionuar, nuk po arrijmë t’i transmetojmë të dhënat përmes platformës. U kërkojmë ndjesë të gjithë qytetarëve. Në këto rrethana kemi shqyrtuar situatën dhe do t’i mbledhim të dhënat në mënyrë manuale.

Sigurojmë qytetarët që mostransmetimi i të dhënave preliminare përmes platformës elektronike nuk ka ndikim në rezultat. Pasi t’i grumbullojmë do t’i publikojmë, nuk e di, në ora 3 apo 4 të mëngjesit”, ka thënë Radoniqi.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njoftoi pas mbylljes së qendrave të votimit, pjesëmarrja në zgjedhje ka qenë 40.04 %.

Siç bëri të ditur Valmir Elezi, zëdhënës i KQZ-së, në një konferencë për media në mbrëmje, të drejtën për të votuar e kanë shfrytëzuar mbi 799 mijë qytetarë. Ai ka thënë se në zgjedhjet e shkuara, të drejtën për votë e kishin shfrytëzuar mbi 827 mijë votues.

Qytetarët e Kosovës shprehën dje vullnetin e tyre gjatë orëve të votimit.

Në garë janë 28 subjekte politike, të cilat garojnë me 1280 kandidatë për 120 karriget në Kuvendin e Kosovës.

Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin zgjedhjet e para të rregullta që Kosova ka mbajtur që nga shpallja e pavarësisë. Vëzhguesit thanë se zgjedhjet ishin të qeta, me disa parregullsi, por pa incidente të mëdha.

Dalja ishte 40.59 për qind e mbi 1.9 milion votuesve me të drejtë vote në Kosovë. Paraprakisht, për këto zgjedhje kanë votuar edhe diaspora, përmes postës, por edhe fizikisht në disa përfaqësi diplomatike të Kosovës në botë..

Të këshilluara

Prangat / Veliaj në qeli pranë Metës

Erion Veliaj do të izolohet në të njëjtin burg të Tiranës ku ndodhet tani prej kohësht ish presidenti Ilir Meta. Ndonëse mënyrat e tyre të arrestimeve ishin kre...

16:06

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI