Flash

Zgjedhjet në Kosovë/ Vuçiç: Lista Serbe arriti fitore të rëndësishme për Serbinë

Lapsi.al 10 February 2025
Zgjedhjet në Kosovë/ Vuçiç: Lista Serbe arriti fitore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha të hënën se Lista Serbe e ka shënuar një fitore të madhe dhe të rëndësishme për Serbinë në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit në Kosovë, duke treguar përkushtimin e fortë të popullit serb për t’i ruajtur vatrat e tyre dhe për tu mbështetur te Serbia e tyre.

"Ata [serbët në Kosovë] kanë një president të tyre, një atdhe të tyre dhe atë atdhe, Serbinë, e duan më shumë se çdo gjë në botë. Jam pafundësisht mirënjohës ndaj tyre dhe ata kanë treguar se si një popull sillet në mënyrë të përgjegjshme dhe serioze në një situatë të vështirë”, tha Vuçiç gjatë një interviste për televizionin Pink.

Vuçiç tha se nuk dëshiron të spekulojë apo të ndërhyjë në marrëdhëniet ndërshqiptare, por se kushdo që do ta formonte një qeveri me Albin Kurtin do të ishte i vdekur politikisht. Me 99 për qind të votave të numëruara nga zgjedhjet e 9 shkurtit, Lista Serbe partia më e madhe serbe në Kosovë, e cila gëzon mbështetje absolute nga Beogradi zyrtar siguroi 36.784 vota, ose 4.43 për qind.

Ndërsa, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë e Nenad Rashiqit i mori rreth 3.861 vota, ose 0.46 për qind. Vuçiç shtoi se Lista Serbe me gjithë dobësitë, mangësitë dhe gabimet e saj, ka arritur të fitojë besimin më të madh të serbëve në Kosovë. Por, sipas rezultateve aktuale, Lista Serbe e humbi mbështetjen e gati 15 mijë personave, krahasuar me zgjedhjet parlamentare të vitit 2021.

Rashiç, në anën tjetër, e rriti mbështetjen për rreth 2.000 vota. Subjektet tjera politike nga komuniteti serb, që morën pjesë në zgjedhjet e 9 shkurtit, nuk do të hyjnë në Kuvendin e Kosovës.

Demokracia Serbe e Aleksandar Arsenijeviç mori rreth 1.700 vota, Lëvizja Popullore Serbe e Branimir Stojanoviqit mori rreth 1.405 vota, Nisma Qytetare Drejtësia Popullore mori rreth 597 vota dhe Partia e Serbëve të Kosovës mori 348 vota. Që nga themelimi i saj në vitin 2013, Lista Serbe ka fituar mbi 90 për qind të votave të komunitetit serb në të gjitha zgjedhjet në të cilat ka marrë pjesë, por Misioni Monitorues i BE-së ka vënë në dukje “monopolin dhe presionet” nga zyrtarët e saj.

Në dy vjetët e fundit, kjo parti ka ndjekur një “politikë bojkotimi”, në përputhje me vendimin e saj për t’u tërhequr nga institucionet e Kosovës në veri. Nuk është ende e qartë nëse, në periudhën e ardhshme, ajo do të marrë pjesë aktive në institucionet e Kosovës, apo do të vazhdojë me bojkotim./REL

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI