Flash

“Washington Post”: Veliaj akuzohet për korrupsion me miliona dollarë

Lapsi.al 10 February 2025
“Washington Post”: Veliaj akuzohet për korrupsion me miliona

Arrestimi i kryetarit të bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka marrë menjëherë vëmendje ndërkombëtare. Gazeta amerikane "Washington Post" i ka kushtuar një artikull kësaj çështjeje duke u bazuar tek raportimi i “Associated Press”.

Shkrimi i plotë

Një gjykatë shqiptare urdhëroi të hënën paraburgimin e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit dhe e akuzoi atë dhe të tjerët për korrupsion në vlerë miliona dollarësh që përfshinin fondet publike.

Kryebashkiaku Erion Veliaj, 45 vjeç, ka reaguar në një postim në Facebook duke hedhur poshtë “akuzën idiote” dhe duke thënë se “as unë dhe as familja ime nuk kemi lidhje me fjalën “korrupsion”.

Gjykata Speciale për Korrupsion dhe Krim të Organizuar trajton rastet që përfshijnë zyrtarë të lartë dhe politikanë. Gjykata duhet të vendosë brenda 48 orëve nëse kryetari i bashkisë dhe të tjerët duhet të qëndrojnë në paraburgim, ndërkohë që vazhdojnë hetimet përpara çdo akuze zyrtare.

Veliaj akuzohet për korrupsion që përfshin të paktën 1.1 milionë euro (1.13 milionë dollarë) fonde publike duke u dhënë para publike bizneseve të cilat në këmbim i jepnin familjes së tij fitime të paligjshme.

Veliaj, në mandatin e tij të dytë si kryetar bashkie, ka shërbyer edhe si ministër në kabinetin e kryeministrit Edi Rama. Ai është anëtar i Partisë Socialiste në pushtet.

Vitin e kaluar, Shqipëria filloi diskutimet me Bashkimin Evropian për përafrimin me BE-në për sundimin e ligjit, funksionimin e institucioneve demokratike dhe luftën kundër korrupsionit. Këto kanë dëmtuar zhvillimin e vendit. Shqipëria synon të anëtarësohet në BE deri në vitin 2030, sipas Ramës.

Institucionet gjyqësore të krijuara me mbështetjen e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara kanë nisur disa hetime ndaj zyrtarëve të lartë të qeverisë që dyshohet se janë përfshirë në korrupsion, duke përfshirë ish-presidentin dhe kryeministrin Sali Berisha, ish-presidentin Ilir Meta dhe të tjerë. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI