Flash

Tragjike në Greqi, shqiptari nga Konispoli gjendet i vetëvarur në pemë

Lapsi.al 10 February 2025
Tragjike në Greqi, shqiptari nga Konispoli gjendet i vetëvarur në

Një 63-vjeçar nga fshati Markat i Bashkisë Konispol, është gjetur i vetëvarur në Igumenicë të Greqisë. I identifikuar si Tafil Tushaj, trupi i pajetë i tij është gjetur i varur në një pemë në zonën pyjore mbi shkollën e Igumenicës.

Sipas informacioneve të policisë greke, 63-vjeçari, i cili ishte kërkuar nga familjarët që prej mëngjesit të së dielës, është gjetur rastësisht nga dy motorrista paraditen e djeshme, të cilët kanë njoftuar policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë dhe urgjenca mjekësore, por tashmë ishte tepër vonë për 63-vjeçarin fatkeq. Sipas indikacioneve fillestare është përjashtuar një veprim kriminal, ndërsa të gjitha provat tregojnë se bëhet fjalë për vetëvrasje. Hetimet paraprake po kryhen nga policia e Igumenicës.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI