Flash

SPAK nxjerr shifrat marramendëse të blerjeve të Ajola Xoxës

Lapsi.al 10 February 2025
SPAK nxjerr shifrat marramendëse të blerjeve të Ajola Xoxës

SPAK ka vijuar me damkosjen e personalitetit të atyre që bëhen pre e tij. Në komunikatën zyrtare të nxjerrë sot për arrestimin e veliajt dhe masën arrest shtëpie të bashkëshortes Ajola Xoxa, falë transaksioneve dhe pagesave që shkonin tek kjo e fundit në komunikatë përmenden edhe shpenzimet e saj për plaçka dhe bizhuteri. "Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja A. X., vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë, ose rreth 880 mijë euro. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të".

Andi Bushati: Ç’të re tha Arben Ahmetaj per luksin e Rames

Ky pohim për afro 220 mijë euro ne vit blerje këpucëssh çantash bizhuterish vjen pas akuzës së Arben Ahmetajt për shishet e verës 33600 euro copa që konsumon kryeministri në zyrën e tij. Ato dëshmojnë për botën ireale ku jetojnë prej kohësh hierarkët e rilindjes.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Prangat / Veliaj në qeli pranë Metës

Erion Veliaj do të izolohet në të njëjtin burg të Tiranës ku ndodhet tani prej kohësht ish presidenti Ilir Meta. Ndonëse mënyrat e tyre të arrestimeve ishin kre...

16:06

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI