Flash

Presidenti rumun jep dorëheqjen

Lapsi.al 10 February 2025
Presidenti rumun jep dorëheqjen

Presidenti rumun Klaus Iohannis njoftoi dorëheqjen të hënën pas trysnisë në rritje nga grupet opozitare populiste, dy muaj pasi një gjykatë e lartë anuloi zgjedhjet presidenciale në vendin anëtar të Bashkimit Evropian.

“Për të shpëtuar Rumaninë nga kjo krizë, unë jap dorëheqjen si president i Rumanisë”, tha ai në një fjalim, duke shtuar se do të largohet nga detyra më 12 shkurt.

Zoti Iohannis, 65 vjeç, ishte president nga viti 2014 dhe shërbeu për dy mandatet pesëvjeçare që lejohen sipas ligjit. Por presidenca e tij u zgjat në dhjetor pasi Gjykata Kushtetuese anuloi garën presidenciale dy ditë përpara balotazhit të 8 dhjetorit.

Kjo erdhi pasi kandidati i ekstremit të djathtë Calin Georgescu fitoi papritur raundin e parë, pas të cilit dolën akuza për ndërhyrje ruse dhe shkelje zgjedhore.

Disa parti opozitare, përfshirë Aleancën e ekstremit të djathtë për Unitetin e Rumunëve (AUR), partinë nacionaliste SOS dhe Partinë e të Rinjve, por edhe disa anëtarë të partisë reformiste “Save Romania Union” kërkuan largimin e zotit Iohannis përmes një mocioni të paraqitur në Parlament. Disa ligjvënës nga koalicioni qeverisës pritej gjithashtu të votonin pro.

“Kjo është një përpjekje e kotë, sepse në çdo rast unë do të largohem nga detyra pas disa muajsh pas zgjedhjes së presidentit të ri”, tha zoti Iohannis. “Ky është një veprim i pabazuar sepse unë kurrë, e përsëris, kurrë nuk e kam shkelur kushtetutën. Kjo është një përpjekje e dëmshme sepse ... të gjithë humbasin dhe askush nuk fiton”.

Ai shtoi se pasojat e largimit të tij do të ishin “afatgjata dhe shumë negative” për Rumaninë, vend anëtar i BE-së që nga viti 2007. Rumania është gjithashtu anëtare e NATO-s nga viti 2004. “Asnjë nga partnerët tanë nuk do ta kuptojë pse Rumania po shkarkon presidentin e saj kur procesi për zgjedhjen e një presidenti të ri ka filluar tashmë”, tha ai.

Rumania ka caktuar data të reja për zgjedhjet presidenciale me raundin e parë të planifikuar për 4 maj. Nëse asnjë kandidat nuk merr më shumë se 50% të votave, balotazhi do të mbahet dy javë më vonë, më 18 maj. Nuk është ende e qartë nëse zoti Georgescu do të jetë në gjendje të marrë pjesë në zgjedhjet e reja.

Pas njoftimit të dorëheqjes së tij, shpërthyen përleshje midis mbështetësve të zotit Georgescu dhe policisë përpara ndërtesës së qeverisë në kryeqytetin Bukuresht.

Të këshilluara

Autobusi del nga rruga, të paktën 30 viktima

Një autobus doli nga një urë autostrade në një luginë të ndotur në Guatemala City të hënën, duke vrarë të paktën 30 njerëz dhe duke bllokuar të mbijetuarit. Aut...

15:17

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI