Flash

PAMJET/ "Festë" para bllokut të sigurisë ku po mbahet Erion Veliaj

Lapsi.al 10 February 2025
PAMJET/ "Festë" para bllokut të sigurisë ku po mbahet

Përfaqësues të shoqërisë civile kanë vendosur të bëjnë një protestë të pazakontë pranë bllokut të sigurisë ku po qëndron kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

Tubimi me moton "Ne nuk harrojmë" ka qenë konceptuar "festë" ku nuk ka munguar as muzika, pijet apo dhe flakadanët. Pjesëmarrësit kanë mbatur në duar pankarta ndërsa në sfon dëgjohej kënga "Rafa Faja nga fiku". 

Veliaj u arrestua këtë të hënë me urdhër të SPAK, në dyshimin për korrupsion dhe pastrim parash në 9 raste. Gjykata ka urdhëruar që bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa, të mbahet në "arrest shtëpiak" si e dyshuar për "korrupsion pasiv", pastrim parash dhe për mosdeklarim të të ardhurash. ©LAPSI.al

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Video-2025-02-10-at-18.35.44.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Video-2025-02-10-at-18.35.43-1.mp4"][/video]

[video width="848" height="480" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Video-2025-02-10-at-18.35.43.mp4"][/video]

[video width="480" height="848" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/WhatsApp-Video-2025-02-10-at-18.35.42.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI