Flash

Nis procedura për shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së

Lapsi.al 10 February 2025
Nis procedura për shkarkimin e Këshillit Drejtues të RTSH-së

PD dhe PS në Komisionin e Medias kanë rënë dakord të nisin procedurat për shkarkimin e të gjithë anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së.

Ina Zhupa, kryetare e Komisionit dhe Evis Kushi, nënkryetarja socialiste, renditën shkeljet që ka bërë Këshilli Drejtues ndër vite teksa thanë se procedura e paligjshme e zgjedhjes së Drejtorit të Përgjithshëm të RTSH-së, ishte “derdhja e kupës” për këtë institucion.

Propozimi i Komisionit të Medias do t’i dërgohet kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, e cila do ta dërgojë në seancë plenare për miratim.

“Është gjetur me shkelje të rënda dhe nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Unë me lejen tuaj dhe për shkak se këto janë me inciale, do kërkoja t’i lexonit në mënyrë individuale. Të jeni të bindur që të gjitha janë me shuma konkrete për shkelje që nga Këshilli Drejtues, orkestra sinfonike, te pagat, e me radhë të cilat janë shkelje që i kanë kushtuar edhe para buxhetit të shtetit.

Duhet thënë që Këshilli nuk ka pasur asnjë reagim nga shkarkimet e padrejta që janë bërë nga puna që sot janë në gjyqe. Nëse këshilli do zbatonte kompetencat e veta, kjo gjë do të ishte shmangur. Nuk mund të fshihen që nga fakti që një drejtor “X” bëri një zgjedhje se ata kishin të drejtë ta shkarkonin. Është në shkelje të kuadrit ligjor për funksionimin e tij duke cenuar imazhin e transmetuesit publik. Bazuar në nenin 115 trë rregullores Kuvendit, ne ju ftojmë të vëmë në lëvizje këtë nen për shkarkim të anëtareve me ligj. Të miratojmë këtë raport për të vazhduar hapin e procedurës për të shkaktuar 9 anëtarët e ngelur të këshillit drejtues, kryetarin dhe 8 anëtarët. Të ndjekim procedurën ligjore dhe tu japim të drejtën për tu dëgjuar vetëm apo me avokat si të kenë dëshirë para këtij komisioni për ti dhënë të drejtën dhe në më pas për ti shqyrtuar”-u shpreh ndër të tjera Ina Zhupa.

“Dua të prezantoj qëndrimin e deputetëve të maxhorancës që nuk bazohet vetëm në një ngjarje por qëndrim i konsoliduar, Bazohet në të gjitha argumentet faktet provat dhe të gjitha elementët që i kemi të parashtruara në raport. Nuk ka asnjë diskutim që këshilli drejtues në mënyrë të përsëritur ka shkelur ligjin dhe statutin, gjithë kuadrin ligjor. Në mënyrë të përsëritur. Ngjarja e fundit për zgjedhjen e drejtorit ishte pika e fundit që derdhi gotën pro shkelje dhe problematika, ka pasur në mënyrë të përsëritur dhe nuk është hera e parë që i vëmë në dukje por në çdo mbledhje që kemi zhvilluar për çështje për veprimtarinë e këtij institucioni. Ka pasur vërejtje nga të dyja krahët. Për sa i takon rastit më të fundit siç e përmendët, nuk janë respektuar hapat e procedurës, janë skualifikuar kandidatë që plotësonin kriteret. Nuk është respektua vota e fshehtë e të tjera. Është e dokumentuar që shumë prej anëtarëve të këtij këshilli janë në konflikt interesi. Nuk ka ndodhur në asnjë institucion që mos të prezantohet raporti. Këshilli drejtuesi i RTSH ka eliminuar dhe shmangur, të mos ushtrojë një detyrim me kushtetutë dhe ligj për të prezantuar raportin vjetor”-u shpreh Kushi.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI