Flash

Me armë me vete, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Lapsi.al 10 February 2025
Me armë me vete, arrestohet 17-vjeçari në Tiranë

Një 17-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Vlorës, pasi u kap duke qarkulluar me armë zjarri me vete. Policia bën me dije se dyshohet se adoleshenti do ta shiste armën e zjarrit tip automatik. Gjithashtu është shpallur në kërkim 19-vjeçari që dyshohet se ka bashkëpunuar me 17-vjeçarin, për të siguruar armën e zjarrit.

Njoftimi i Policisë:

Vlorë/Vijojnë puna e inteligjencës policore dhe kontrollet intensive të shërbimeve, për të garantuar sundimin e ligjit në territor. Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, operacioni i koduar “The Passenger”, për goditjen e një rasti të tentativës për të shitur armë zjarri. U kap në flagrancë me 1 armë zjarri automatike, të cilën dyshohet se do ta shiste në qytetin e Vlorës, vihet në pranga 17-vjeçari.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim 19-vjeçari që dyshohet se ka bashkëpunuar me 17-vjeçarin, për të siguruar armën e zjarrit. Sekuestrohen arma e zjarrit automatike dhe 3 krehra. Në vijim të masave për parandalimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar edhe në inteligjencën policore, Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Seksionin për Mbështetjen Operacionale të Hetimit, organizoi dhe finalizoi operacionin policor “The Passenger”.

Gjatë operacionit, në aksin rrugor “Fier-Vlorë”, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga një 17-vjeçar, banues në Fier, pasi gjatë kontrollit në bagazhin e një automjeti taksi, të cilin ky shtetas e kishte marrë për të udhëtuar drejt Vlorës, mes sendeve të tij personale, u gjet një armë zjarri automatike dhe dy krehra. Në vijim të veprimeve për këtë rast u shpall në kërkim shtetasi E. Gj., 19 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se ka bashkëpunuar me 17-vjeçarin, për të siguruar armën e zjarrit, me qëllim shitjen në qytetin e Vlorës.

Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit E. Gj., u gjet një krehër arme, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, së bashku me armën e zjarrit (pushkë automatike) dhe dy krehrit që transportonte 17-vjeçari. Vijon puna për kapjen e shtetasit E. Gj. dhe për dokumentimin e plotë të rastit. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI