Flash

Luksi i shfrenuar i Ajola Xoxës, bleu 900 mijë euro bizhuteri dhe veshje online

Lapsi.al 10 February 2025
Luksi i shfrenuar i Ajola Xoxës, bleu 900 mijë euro bizhuteri dhe

SPAK ka zbuluar një shifër marramendëse të shpenzimeve të Ajola Xoxës në bizhuteri dhe veshje online. Pasi zbulon skemën e pagesës së ryshfetit nga biznesmenë që merrnin leje ndërtimi dhe i kalonin paratë tek kompanitë dhe OJF-të e Ajola Xoxës, prokurorët e SPAK thonë se vetëm në bizhuteri dhe veshje online, Ajola ka shpenzuar shumën prej 86 milion e 721 mijë e 175 lekësh, ose gati 900 mijë euro.

"Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka siguruar prova të mjaftueshme për të konkluduar se shtetësja Ajola Xoxa, vetë ose nëpërmjet personave të tjerë të afërt me të, për një periudhë kohore prej rreth 4 vitesh, ka bërë blerje online të cilat konsistojnë në veshje, bizhuteri etj, në masën 86,721,175 lekë. Këto shpenzime nuk rezultojnë të jenë deklaruar në asnjë nga Deklaratat Periodike të titullarit të Bashkisë Tiranë si edhe personave të lidhur me të" thuhet në njoftimin e SPAK.

Shifra stratosferike është vetëm një tregues i luksit të shfrenuar ku jetonte familja e kryebashkiakut Veliaj dhe e batërdisë që është bërë në Tiranë me vjedhjen e taksave të qytetarëve.

Të këshilluara

Prangat / Veliaj në qeli pranë Metës

Erion Veliaj do të izolohet në të njëjtin burg të Tiranës ku ndodhet tani prej kohësht ish presidenti Ilir Meta. Ndonëse mënyrat e tyre të arrestimeve ishin kre...

16:06

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI