Flash

LAJMI I FUNDIT/ Arrestohet Erion Veliaj (VIDEO)

Lapsi.al 10 February 2025
LAJMI I FUNDIT/ Arrestohet Erion Veliaj (VIDEO)

Një zhvillim i papritur nga Bashkia e Tiranës, ku mësohet se kryetari Erion Veliaj është arrestuar nga agjentët e Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH).

Pas një periudhe hetimi mbi katër vepra penale, forcat e BKH-së kanë ndërhyrë mesditën e sotme në ambientet e bashkisë, duke ekzekutuar urdhrin e arrestit ndaj tij. (Shikoni videon me poshte) 

[video width="1276" height="718" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2025/02/vcompress_186.mp4"][/video]

(Momenti kur oficerët e BKH-së e marrin Erion Veliajn, tashmë i arrestuar)

Burime pranë SPAK konfirmojnë se prokurorët e posaçëm kanë kërkuar nga Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) masën e sigurisë "arrest me burg" jo vetëm për Veliajn, por edhe për një tjetër zyrtar të lartë. Ndërkohë, pritet një njoftim zyrtar nga SPAK mbi akuzat dhe hapat e mëtejshëm të hetimit.

VIDEO/ Momenti kur Erjon Veliajn e nxjerrin nga zyra për ta çuar në burg

E fundit/ Erion Veliajn e kyçin tek Blloku i Sigurisë

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI