Flash

"Kontrata ilegale, merkato e zezë..." Sulm frontal i Fenerbahce ndaj Galatasaray

Lapsi.al 10 February 2025
"Kontrata ilegale, merkato e zezë..." Sulm frontal i Fenerbahce
Në Turqi nuk qetësohet stuhia e shkaktuar nga arbitrimi, pas vendimit të Adana Demirspor për të braktisur fushën në shenjë proteste ndaj një penalltie të akorduar në mënyrë tepër bujare për Dries Mertens. Vetëm disa orë pas këtij episodi, Fenerbahce, që ndjek Galatasaray në renditje, reagoi me një postim të ashpër në Twitter: “Me kontratat tuaja të paligjshme, reklamimin e biletave në tregun e zi dhe bastet ilegale, vazhdoni të mashtroni shtetin tonë dhe Federatën Turke të Futbollit. Me mediat tuaja të kontrolluara dhe deklaratat hipokrite, vazhdoni të mashtroni opinionin publik. Vazhdoni të mashtroni arbitrat dhe tifozët e futbollit me lojtarët tuaj që prej vitesh veprojnë në mënyrë të pandershme! Falë jush, nuk ka mbetur më as besim dhe as drejtësi! Por ju jeni gjithmonë më të pafajshmit dhe më të viktimizuarit! Urime, çfarë i keni bërë futbollit turk!”

Mourinho sulmon sërish – Portugezi ndez debatin

Jose Mourinho, i cili prej muajsh ka akuzuar hapur rivalët, nuk e humbi rastin për të rritur tensionet pas protestës së Adana Demirspor. Ai postoi në Instagram pamjet e përsëritura të penalltisë së dhënë për Mertens, duke provokuar një reagim të menjëhershëm nga tifozët e Fenerbahce me një mesazh të unifikuar: “We are clean” (Ne jemi të pastër), duke iu referuar deklaratave të tij të forta në nëntor të vitit të kaluar.
 
View this post on Instagram
 

A post shared by Jose Mourinho (@josemourinho)

Deklarata e presidentit të Fenerbahce

Şekip Mosturoğlu, president i bordit drejtues të Fenerbahce, theksoi rëndësinë e reformave urgjente për të pastruar sistemin: “Për aq kohë sa institucionet nuk i përmbushin detyrimet e tyre ligjore, kjo farsë do të vazhdojë pa ndalim. Ne presim që Federata Turke e Futbollit dhe organet e saj të bëjnë atë që duhet sonte për të shkatërruar këtë sistem të ndyrë, jo për të treguar mëshirë. Mos harroni se askush nuk është i pazëvendësueshëm,” – deklaroi presidenti Mosturoğlu për Fanatik. Tensioni në futbollin turk mbetet i lartë, me rivalitetin mes Fenerbahçes dhe Galatasarayt që po arrin një tjetër nivel pas këtyre polemikave.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI