Flash

Inter shënon gol të parregullt, VAR nuk ndërhyn: Inzaghi merr hak ndaj Fiorentinës

Lapsi.al 10 February 2025
Inter shënon gol të parregullt, VAR nuk ndërhyn: Inzaghi merr hak

Inter mposht Fiorentinën 2–1 në ndeshjen e fundit të javës së 24 të Serie A, duke u hakmarrë për 3–0 e të enjtes së kaluar në Firence, duke u afruar përsëri ndaj kryesuesve të Napolit. Zikaltrit dominuan pjesën e parë, goditën dy shtylla dhe e zhbllokuan ndeshjen me një autogol të Pongracic. Në fund të pjesës së parë Inzaghi u barazua nga penalltia realizuar nga Mandragora. Në fillim të pjesës së dytë, Arnautovic (i cili u aktivizua për të dëmtuarin Thuram) rregulloi situatën, duke shënuar me një goditje me kokë që solli 3 pikë për Inter, që mbetet në një distancë prej -1 në renditje ndaj skuadrës së Conte. Të besuarit e teknikut Palladino rrëshqenin në vendin e gjashtë, pas Juventus.

“Mënyra” nuk kishte rëndësi. Mundësia ishte tepër joshëse për t’u afruar ndaj Napolit duke mbërritur në -1 nga Conte, aq sa ishte e rëndësishme të shlyhej humbja e rëndë në Firence dhe të rikuperohej fitorja. Po, Inter i kanë mjaftuar katër ditë për t’u kthyer më afër versionit të tij më të mirë, por sidomos për t’u larguar nga ai më i keqi.

Sigurisht, vendimi arbitral që solli avantazhin për zikaltrit do të nxisë diskutime dhe mund të klasifikohet tashmë si një gabim i rëndë në një fundjavë të tmerrshme për La Penna dhe shokët e tij: 1–0 u krijua nga një këndore, e cila në të vërtetë ishte qartësisht një rivënie fundore për Violat, penalltia nuk u fishkëllye për Fiorentinën, por pastaj u vendos nga VAR – por Inter u përgjigj në fushë. Ndeshjen e vendosi një “underdog”, Arnautovic, që u fut në vend të Thuram në pjesën e parë për një problem në kyçin e francezit. E britma e San Siros flet shumë për rëndësinë e kësaj fitores, e cila shton më shumë peshë në betejën për titullin.

GOL I PARREGULLT E POLEMIKA

Polemikat arbitrale në një fundjavë tashmë të nxehtë pasurohen me raste të reja në ndeshjen Inter–Fiorentina: goli i 1–0 të zikaltërve erdhi nga zhvillimet e një këndoreje që në të vërtetë nuk ekzistonte, pasi topi i rikuperuar nga Bastoni (dhe më pas nxjerrë në këndore nga mbrojtja viola) kishte kaluar plotësisht vijën fundore, ashtu siç tregon replay. Asistenti nuk i raportoi asgjë arbitrit La Penna, i cili më pas akordoi goditje këndi, ndërkohë që VAR, me protokoll, nuk mund të ndërhynte, sepse dalja ose jo e një topi nga një vijë (përveç rastit kur është vijë e portës për një gol/jo gol, natyralisht) nuk përfshihet në detyrat e tij.

Lexo më tejKean dygolësh në ndeshjen me 17' më pak: Inter i anulohet goli, Fiorentina i fut tre

Në minutën 42, La Penna u rikthye te monitori sepse, pas goditjes me kokë të Gosens, Darmian (duke qenë me shpinë nga topi) e goditi me krah. Arbitri nuk fishkëlleu, lojtarët viola protestuan dhe të gjithë prisnin një sinjal nga VAR. Pas rishikimit, La Penna akordoi penallti: krah i konsideruar si tepër i gjerë dhe, pavarësisht afërsisë e faktit se Darmian po përpiqej ta mbyllte, e vlerësoi atë si një shkelje, megjithëse interistët protestuan.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI