Flash

FOTO/ Zbulohet kë takoi biznesmeni Elman Abule pak para arrestimit nga SPAK

Lapsi.al 10 February 2025
FOTO/ Zbulohet kë takoi biznesmeni Elman Abule pak para arrestimit nga SPAK

Pak orë pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në pranga u vu edhe biznesmeni Elman Abule. Në njoftimin e Prokurorisë së Posaçme bëhej me dije se Abule është vënë në pranga për akuzat e “pastrimit të produkteve kriminale të kryer në bashkëpunim”.

Mediat raportuan se ai u vu në pranga nga policia teksa po udhëtonte në autostradën Tiranë – Durrës.

Pak para arrestimit, Abule është fotografuar në rrugët e Tiranës, krah Fatos Malajt, vëllai i kryebashkiakut socialist të Burrelit, Agron Malaj.

Në një foto që ka publikuar dosja.al shihet se si Abule dhe Malaj po ecin krah njëri tjetrit. Raportohet se kjo foto është shkrepur pak çaste para arrestimit të Abules. ©LAPSI.al

FOTO/ Pak çaste para arrestimit, biznesmeni Elman Abule fotografohet krah

Të këshilluara

Basha prezanton kandidatët për deputetë

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lulzim Basha ka prezantuar një listë kandidatësh me të cilët subjekti që ai drejton do të garojë në zgjedhjet e ardhshme ...

20:41

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI