Flash

DnV: Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin demokratike, por me sfida teknike dhe procedurale

Lapsi.al 10 February 2025
DnV: Zgjedhjet e 9 shkurtit ishin demokratike, por me sfida teknike dhe

Koalicioni i OJQ-ve “Demokracia në Veprim” ka publikuar deklaratën preliminare për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, duke i vlerësuar ato si të lira dhe demokratike, por me disa parregullsi procedurale dhe probleme teknike. Sipas DnV-së, procesi i votimit dhe numërimit ishte përgjithësisht i rregullt, ndërsa problemet me publikimin e rezultateve krijuan konfuzion dhe ndikuan në transparencën e zgjedhjeve. në deklaratë përmend gjithashtu shpenzimet rekord të fushatës, vonesat në numërimin e votave për kandidatët dhe ndikimin e Ministrisë së Jashtme në votimin nga diaspora.

“Problemet teknike me sistemin elektronik të publikimit të rezultateve të KQZ-së, të shfaqura vetëm disa orë pas përfundimit të votimit, krijuan konfuzion dhe ulën besimin e publikut në transparencën e procesit. Kjo situatë la një impakt negativ në perceptimin për organizimin zgjedhor. Fushata zgjedhore për këto zgjedhje ishte e para me një kohëzgjatje të plotë prej 30 ditësh, duke sjellë një ritëm të lartë të aktiviteteve zgjedhore dhe një angazhim të shtuar të subjekteve politike në terren dhe në hapësirën digjitale në të cilën, për këtë fushatë 30 ditore, është shënuar shifër rekord e shpenzimeve prej 200 mijë eurosh nga subjektet politike dhe kandidatët e tyre”, thuhet në deklaratë.

Pavarësisht sfidave, partitë politike i pranuan rezultatet pa tensione. Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit 2025 u monitoruan nga një numër i konsiderueshëm vëzhguesish, duke përfshirë përfaqësues të partive politike, organizatave të shoqërisë civile, misioneve ndërkombëtare dhe mediave. Në total, mbi 20,000 vëzhgues u akredituan për të mbikëqyrur mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në të gjitha nivelet.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI