Flash

Dalin detaje të reja/ Si u përfshi deputetja Klotilda Bushka në çështjen “Veliaj”

Lapsi.al 10 February 2025
Dalin detaje të reja/ Si u përfshi deputetja Klotilda Bushka në

Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar në emisionin “Open” në News 24 disa detaje të reja mbi hetimet që kanë çuar në arrestimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Sipas saj, deputetja socialiste Klotilda Bushka është vendosur nën hetim për rolin e saj të dyshuar në pengimin e drejtësisë.

Sipas gazetares, deputetja ka punuar në të njëjtën zyrë me Ajola Xoxën, bashkëshorten e Veliajt dhe dyshohet se ka ndikuar tek dëshmitarët si dhe nuk ka dorëzuar të gjitha dokumentet e kërkuara nga prokuroria. Kryetarja e Komisionit të Ligjeve është aktualisht një “person nën hetim” nga prokuroria.

Lala ka ndarë detaje edhe për rolin e biznesmenit Elman Abule, i cili po ashtu u arrestua këtë të hënë. Sipas saj, gjatë pasdites Veliaj ka kontaktuar me avokatët e tij për të koordinuar mbrojtjen ligjore, ndërkohë që autoritetet kanë arrestuar biznesmenin shqiptaro-belg. Abule dyshohet për pastrim parash përmes kompanive të tij.

Sipas prokurorisë, ai ka siguruar leje ndërtimi me një nga firmat e tij dhe ka kryer transaksione financiare me qëllim mbulimin e origjinës së fondeve, të cilat dyshohet se janë përfituar nga çifti Veliaj-Xoxa.

Veliaj dyshohet për korrupsion në 9 raste në bashkëpunim, si dhe për pastrim parash. Prokuroria pretendon se, në cilësinë e kryebashkiakut, ai ka firmosur tendera dhe leje ndërtimi, ndërsa në këmbim ka përfituar ryshfet përmes kompanive apo organizatave të drejtuara nga bashkëshortja e tij, Ajola Xoxa.

Xoxa dyshohet për korrupsion, fshehje të pasurisë dhe pastrim parash. Për shkak se është nënë e një fëmije të mitur, ajo është vendosur në masë sigurie “arrest shtëpie”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI