Flash

Arrestimi i Veliajt, Rama “thyen” heshtjen

Lapsi.al 10 February 2025
Arrestimi i Veliajt, Rama “thyen” heshtjen

Kryeministri Edi Rama nuk ka bërë ende asnjë koment për arrestimin e Erion Veliajt, një nga njerëzit më të afërt dhe më të pushtetshëm pranë tij.

Kreu i qeverisë ndërpreu axhendën e takimeve në Shkodër dhe u kthye menjëherë në Tiranë sapo kryebashkiakun e shoqëruan në qeli.

Më pas u mbyll në zyrën e tij dhe nuk mori pjesë në mbledhjen e grupit parlamentar edhe pse zhvillohej pak metra larg zyrës së tij në selinë e kryesisë së Kuvendit.

Nuk u shfaq as në seancën Kuvendit edhe pse kreu i opozitës Sali Berisha kërkoi me ngulm që ai të vinte në seancë.

Në rrjetet sociale të mbushura me komente për Veliajn, nuk bëri asnjë koment. Në mbrëmje publikoi në Facebook vetëm një lajmërim për seancën e mëngjesit të së martës “sy më sy” ku u përgjigjet pyetjeve që vijnë nga qytetarët.

Besohet se në këtë dalje nuk do të mungojë edhe një koment për prangosjen e Veliajt. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI