Flash

Andi Bushati: Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Po sikur Albin Kurti të tërhiqej?

Lapsi.al 10 February 2025
Po sikur Albin Kurti të tërhiqej?

Ndonëse pushteti nuk është një frut që shijohet intelektualisht, do qe tejet interesante të shihej një eksperimet, ku kryeministri aktual i Kosovës, të vendoste të mos drejtonte më qeverinë.

Për sa kohë partia e tij nuk e mbërriti tavanin e pretenduar të 500 mijë votave dhe nuk mundi dot të fitonte e vetme shumicën e nevojshme të vendeve në parlament, do të ishte një sfidë grishëse të kuptoje se ç’do të ndodhte, nëse - ndryshe nga sa tha në tubimin post elektoral të së dielës-, Albin Kurti të braktiste çdo përpjekje për një koalicion post elektoral dhe të kalonte në opozitë.

Albin Kurti fiton zgjedhjet, por ngec në formimin e qeverisë

Qeveria e re do të krijohej nga një bashkim laraman, të cilët në këto katër vjet i bëri bashkë vetëm një gjë: armiqësia deri në urrejtje ndaj një kundërshtari të vetëm. Në refrenin e ekzistencës së tyre u shndërrua lufta ndaj një të marri, që për egon e tij të shproporcionuar, po izolonte Kosovën, po e ndante atë nga aleatët e vet strategjikë, po e linte pa mbështetjen ekzistenciale të perëndimit. Nga ky këndvështrim, Kurti u akuzua për sanksionet ekonomike të BE-së, për deklaratat e ashpra të ambasadës amerikane, për përkëdheljen që perëndimi po i bëntë nxënësit të mirë Vuçiç dhe për ftohjen e raporteve me qeverinë e Tiranës.

Pra, në sytë e opozitës ai u bë djalli që po shkatërronte ardhmërinë e Kosovës.

Nëse tani ai do të tërhiqej, ata që i ranë borive të këtij rreziku do kishin mundësinë të “riparonin” gjithçka, prandaj, do të qe shumë kurioze të qëmtohej sprova e një alternative të ndryshme…

A do ti thonin ata po, për të kënaqur ndërkombëtarët, zhvillimit edhe njëherë të zgjedhjeve dhe referendumeve të Serbisë, brenda teritorit të Kosovës? A do të paranonin me kushtin e heqjes së sanksioneve, të themelonin një asociacion që do mëtonte një bosnjëzim të shtetit? A do të lejonnin kundrejt dekoratës së “nxënësit të bindur”, të linin bosh katër komunat e Veriut, nëse Lista Serbska do të vijonte ti bojkotonte zgjedhjet? A do ti tërhiqnin nëntë postat policore nga Veriu, të rivendosnin dinarin, strukturat paralele dhe të rikthenin organizat kriminale si “Mbrojtja Civile” dhe “Brigada e Veriut”? A do të ulin pantallonat, kur Grenell të paraqitej në Prishtinë, me kërkesat që kishte marrë drejtpërdrejt nga trualli i ndërtimit që i kanë falur në Beograd? A do fajësonin veten nëse perëndimi heshte ndaj sulmit terrorrist të Radoiçiçit dhe mbyllte sytë kundrejt “dorës së lënduar” të Vuçiçit, për të zbatuar marëveshjet e dakordësuara?

Po në raport me Tiranën. A do ta falnin Edi Ramën kur fliste për “tokë të askujt”? A do i’a paranonin aventurën e përbashkët me presidentin serb për një Open Balkan në dëm të Kosovës? A do e toleronin kur, në rastin e rëmbimit të tre policëve, nuk thoshte dot se serbët kishin shkelur kufirin, apo kur për Banjskën, nuk tregonte dot me gisht Beogradin? Po me draftin e tij për asociacionin, a do të binin dakord?

Andi Bushati: Tre arsye se pse duhet rivotuar Albin Kurti

Pra, cila do të qe alternativa anti-izolim e një qëverisje pa Vetëvendosjen? A do bëhej ajo simpatike për perëndimin duke bërë koncesione dhe lëshuar territore? A do i kthehej psikozës qesharake të emërimit të Ujmanit si “Liqeni Trump” dhe politikës së yesmenëve të bindur, që sakrifikojnë shtet për të qëndruar në pushtet?

Pikërisht për të parë se sa e mundur është të realizohet në praktikë ajo që kanë propoganduar kur nuk kishin gjë në dorë, i’a vlen të provohet një qeveri e opozitës. Për këtë do të qe interesante të shihej se ç’do të ndodhte, nëse Albin Kurti mund të tërhiqej me vullnet të plotë, aq më tepër që me fuqinë elektorale që ai ka nga pas, me butonin e krizës që mund të shtypë, që tani shpejt për zgjedhjen e kryeparlamentarit e deri kur të vijë ajo e presidentit të ardhshëm, ai i mban në dorë frenat e politikës lokale.

Vështirë të thuhet se një koalicion laraman i opozitës, ku palët kanë filluar të shantazhojnë që tani njëra tjetrën, sikur rreziku i madh Kurti të ishte zhbërë papritmas, mund të kishte këllqe të pranonte koncesione të ngjashme me ato për të cilat akuzoi për mosveprim qeverinë aktuale. Ata do të qenë të kërcënuar njësoj, si nga populli, po ashtu edhe nga egot personale të njëri tjetrit.

Zgjedhjet në Kosovë, reagon për herë të parë Albin Kurti

Por ndonëse, personalisht mendoj se një hipotezë e tillë mund të ishte me pasoja të rënda për Kosovën, intelektualisht ndoshta i’a vlente që ky eksperiment ti vinte përfundimisht pikë një debati që e ka stërmunduar skenën pubike të këtij katërvjeçari. Atij, nëse ia velen të dorëzohet sovranitet në emër të ruajtjes së aleancave që, në fund të fundit, shërbejnë mbi të gjitha për të mos bërë lëshime të pariparueshme.

Në këtë këndvështrim, një vendim i Albin Kurtit për tu tërhequr në opozitë, mund të ndihmonte në zgjidhjen e kësaj dileme. Por askush nuk mund të vërë bast se ai do ta bëjë, sepse, ndryshe nga ata që ndeshen për ide, për politikanët profesionistë pushteti nuk është një frut që shijohet intelektualisht.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Partitë e reja duhet të ndryshojnë!

Fushata e Gjergj Bojaxhiut për Bashkinë Tiranë (2015) mbetet një nga fushatat më të veçanta në tre dekadat e fundit. Ajo nisi vetëm me një ide, pa përgatitje dh...

21:24

Tre arsye se pse duhet rivotuar Albin Kurti

Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë, nuk janë vetëm një përballje mes pushtetit dhe opozitës, as thjeshtë një betejë personale e Albin Kurtit kundër Lumir Abdixhik...

12:19

Nuk ka më Amerikë të cilës ti besojmë

Ajo që po raportojnë mediat e mbarë botës për përplasjen e dyshes Donald Trump- Elon Musk me stafin e Agjensisë të SHBA-së për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) i n...

16:45

Tri krizat simotra të Ballkanit Perëndimor

Studentët në Serbi po kërkojnë atë që BE-ja duhet t’ia kërkonte shtetit para 20 vjetësh- demokracinë dhe sundimin e ligjit, BeH po e dëshmon absurdin e shpresës...

14:01

Ç’të re tha Arben Ahmetaj

Sa herë që Arben Ahmetaj i dhuron episodin e radhës Çim Pekës në debatin publik ngre kokë një dilemë: A tha diçka të re? A nxori fakte? Ai i provon dot akuzat q...

11:16

ide

Andi Bushati: Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

Zvërneci si përralla e çekut të bardhë

Shqiptarët janë skeptik kur dëgjojnë historinë e përsëritur se do vijnë investime nga jashtë miliarda euro që do na pasurojnë dhe punësojnë të gjithëve, kuptohet vetëm pasi kanë privatizuar perlat tona kombëtare. Aq më tepër kur përrallat me investime prej miliard eurosh kanë dalë bllof s në rastin e projektit Marina Durrës ku u tha se do investoheshin 2.5 miliardë dollarë

10:03 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.24

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI