Flash

Zgjedhjet në Kosovë, reagon për herë të parë Albin Kurti

Lapsi.al 9 February 2025
Zgjedhjet në Kosovë, reagon për herë të parë Albin

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar pas daljes së rezultateve paraprake. Ai ka deklaruar se është fitues i zgjedhjeve, duke shtuar se do të vazhdojë mandatin e tretë me “Guxo” dhe “Alternativa”. Ai ka thënë para mediave se do të vazhdojë punën.

“Gjithçka ka shkuar sipas procedurave, falënderoj Policinë dhe organet e rendit në përgjithësi. Jemi të parët e ky është konfirmim për një qeverisje të mirë, të mbarë dhe demokratike.

Koalicioni ynë do ta formojë qeverisjen tonë 3. Do t’i vazhdojë punët...Populli fitoi, fitoi Vetëvendosje. Ne jemi subjekti fitues që do të formojë qeverinë e ardhshme. Të gjithë e kanë të qartë se ata që dolën të dytët e të tretët po të mblidhen bashkë, nuk bëjnë sa ne”, - ka thënë Kurti. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Investigimi/ Si arriti Ergys Agasi të bëhet ‘koordinatori’ i Ramës me krimin

SPAK e akuzon se ndërtoi një grup të strukturuar kriminal për të kontrolluar tenderët publikë dhe se e shtriu ndikimin e tij në Policinë e Shtetit, AKSHI dhe Shërbimin Informativ. Ish-zv. kryeministri Arben Ahmetaj e ka përshkruar si ndërmjetës mes kryeministrit dhe botës së krimit. Si u transformua brenda një dekade ish-zyrtari i Ministrisë së Mjedisit në biznesmen me pasuri të mëdha dhe akses në nivelet më të larta të qeverisjes?

12:04

Me sytë katër

PAPARAZZI