Flash

Voton Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK për kryeministër

Lapsi.al 9 February 2025
Voton Lumir Abdixhiku, kandidati i LDK për kryeministër

Kandidati i LDK-sëpër kryeministër, njëkohësisht kreu i kësaj partie politike, Lumir Abdixhiku ka votuar mëngjesin e sotëm në orën në qendrën e votimit në Prishtinë.

Abdixhiku ishte i shoqëruar nga bashkëshortja e tij. Pas procesit të votimit, ai mbajti një deklaratë të shkurtër për mediat, ku iu bëri thirrje qytetarëve të marrin pjesë masivisht në zgjedhjet për fatin e Kosovës në 4 vitet e ardhshme. Kreu i LDK-së është shprehur se kjo është një ditë feste dhe se gjithësecili duhet të angazhohet për një ditë demokratike.

"Ju falenderoj të gjithëve për prezencën tuaj dhe shërbimin që po bëni në këtë ditë të demokracisë. Është ditë e mirë, ditë e demokracisë. Ftoj të gjithë qytetarët e Kosovës që të marrin pjesë masivisht në votime për fatin e Kosovës në 4 vitet e ardhshme. Është ditë feste, zgjedhjet janë gjithmonë festë. Le të angazhohemi për një ditë demokratike." u shpreh Abdixhiku.

Më herët kanë votuar edhe dy kandidatët e tjerë për kryeministër, Ramush Haradinaj nga koalicioni AAK-NISMA dhe Bedri Hamza nga PDK. Po ashtu edhe kryeministri Albin Kurti ka ushtruar të drejtën e votës.

Të këshilluara

Një tjetër natë me lëkundje në Santorini

Aktiviteti sizmik vazhdon në harkun Santorini-Amorgos pasi një sërë lëkundjesh tronditën zonën gjatë natës së së dielës, me më të madhin 4.1 të shkallës Rihter....

08:09

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI