Flash

Reagon kreu i LDK-së: Nuk jap dorëheqje, për koalicionet flasim nesër

Lapsi.al 9 February 2025
Reagon kreu i LDK-së: Nuk jap dorëheqje, për koalicionet flasim

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se përgjegjësinë për rezultatin e zgjedhjeve e merr vetë. Në një deklaratë për mediat pak para mesnatës ai tha se llogari do t’i japë vetëm LDK-së dhe votuesve të saj. Abdixhiku ka bërë të ditura edhe disa rezultate paraprake që i ka marrë nga numëruesit e saj, 

“Sipas numërimit që janë marrë nga komisionerët dhe vëzhguesit e LDK-së. LDK-ja ka marrë 158 954 vota apo 18.1%. LVV-ja ka marrë 347 543 vota ose 39.8%, PDK-ja ka marrë 190 363 vota apo 21.8%, AAK-Nisma ka marrë 66 635 vota apo 7.6%”, - ka bërë të ditur ai.

Abdixhiku ka thënë se presin të kenë rreth 30-35 mijë vota nga diaspora dhe do ta çojnë rezultatin në rreth 190 mijë vota. I pyetur nëse LDK do të hyjë në negociata për koalicione ai dha një përgjigje të shkurtër.  

“Parimet e LDK-së për koalicione mbeten të njëjta si para fushatës ashtu edhe pas fushatës. Nëse populli i Kosovës vendos të na mbajë në opozitë, do të qëndrojmë në opozitë dhe i urojmë popullit të zgjedh mbarë e mirë dhe të marrë përgjegjësinë për zgjedhjet e bëra”, - tha Abdixhiku.

“Ndonëse kemi rritje të konsiderueshme, nuk është rezultat i kënaqshëm. Ky rezultat na jep me shumë gjasë statusin e opozitarit”, ka thënë Abdixhiku  duke bërë kritika për dështimin e KQZ-së për të paraqitur rezultatet paraprake. 

"Nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje. Besoj që rritja e LDK-së nga 110 mijë vota në aq sa pretendojmë të kemi, 190 mijë vota, është sukses i mirë por jam shumë i lodhur sot për të bërë ndonjë deklaratë tjetër afatgjate për fatin tim politik, e që është brenga ime e fundit sonte", - ka shtuar ai i pyetur për rezultatet e LDK-së duke shtuar se partia e tij ka një rritje të konsiderueshme në krahësim me zgjedhjet e kaluara. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI