Flash

Prokuroria në Mitrovicë ndalon 5 persona për shkelje zgjedhore

Lapsi.al 9 February 2025
Prokuroria në Mitrovicë ndalon 5 persona për shkelje zgjedhore

Pesë persona janë ndaluar për veprën penale “cenim i përcaktimit të lirë të votuesve”, bëri të ditur Prokurori i Shtetit. Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka iniciuar dy raste të ndara lidhur me këtë vepër penale, pas pranimit të informacione nga qytetarët për shkelje zgjedhore.

Prokurori i Shtetit tha se ka angazhuar afër 100 prokurorë dhe staf të sistemit prokurorial për procesin zgjedhor, në mënyrë që të procedohet çdo parregullsi e mundshme në zgjedhje.

“Prokurorët do të qëndrojnë në zyrat e tyre në qytetet ku ekzistojnë prokuroritë themelore, ndërsa në ato vende ku Prokuroria nuk ka objekt, prokurorët do të qëndrojnë në stacione policore, ku në bashkëpunim me hetuesit e Policisë së Kosovës do të jenë në mbrojtje të votës së lirë të qytetarëve”, u tha në njoftim.

Ky institucion u bëri thirrje qytetarëve, partive e institucioneve të tjera që të denoncojnë çdo rast që dyshojnë për keqpërdorim të votave. Po ashtu, Policia e Kosovës njoftoi se po zbaton planin e saj për ditën e zgjedhje, në koordinim me Prokurorinë për të mbrojtur votën./REL

Të këshilluara

Një tjetër natë me lëkundje në Santorini

Aktiviteti sizmik vazhdon në harkun Santorini-Amorgos pasi një sërë lëkundjesh tronditën zonën gjatë natës së së dielës, me më të madhin 4.1 të shkallës Rihter....

08:09

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

92.28

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI