Flash

Ndodh edhe kjo/ Fiken dritat në të gjithë Sri Lankën, shkak një… majmun

Lapsi.al 9 February 2025
Ndodh edhe kjo/ Fiken dritat në të gjithë Sri Lankën, shkak

Një majmun ka hyrë në një nënstacion në rrjetin elektrik të Sri Lankës dhe ka shkaktuar një ndërprerje totale të furnizimit me energji në të gjithë ishullin. Autoritetet raportojnë se vendi pësoi black out energjetik.

“Një majmun ra në kontakt me transformatorin tonë të rrjetit duke shkaktuar një çekuilibër në sistem,” - u tha gazetarëve ministri i Energjisë Kumara Jayakody. 

Incidenti ndodhi në një fshat në jug të kryeqytetit Colombo, tha ai. Energjia u rivendos në disa zona, me operacione që zgjatën afërsisht tre orë.

Ndërprerjet e fundit të mëdha të energjisë elektrike në ishull ndodhën në verën e vitit 2022. Kriza ekonomike që goditi vendin bëri që stacionet e karburanteve të boshatiseshin, duke i detyruar termocentralet të reduktonin prodhimin e energjisë elektrike.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI