Flash

Haradinaj: Qeverinë e re të Kosovës do ta formojnë partitë e opozitës

Lapsi.al 9 February 2025
Haradinaj: Qeverinë e re të Kosovës do ta formojnë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar para pak çastesh për rezultatet e exit poll të zgjedhjeve të mbajtura këtë të diel.

Ai tha se ishte i kënaqur nga rezultatet që kishte marrë nga terreni dhe se koalicioni i tij me NISMA është në një shifër dyshifrore.

Ai tha se ishte “i kënaqur që partitë e opozitës” mund të formonin së bashku qeverinë e ardhshme. Ai hodhi poshtë mundësinë që t'i bashkohej një koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosjetë Albin Kurtit.

LEXO EDHE: Dalin “exit poll”: Kush i fiton zgjedhjet në Kosovë

“Ne jemi të sigurt që kemi rezultat dyshifror, këtë do ta vërtetojmë me numërimin e vendit. Ajo që po më gëzo është se opozita i ka fituar zgjedhjet dhe pres me padurim të bashkëpunojmë për formimin e Qeverisë”, ka thënë Haradinaj.  ©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI