Flash

KQZ: Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë do të dalë më shpejt se në të kaluarën

Lapsi.al 9 February 2025
KQZ: Rezultati i zgjedhjeve në Kosovë do të dalë më

Rezultatet paraprake të zgjedhjeve të sotme parlamentare në Kosovë do të dihen “shumë më shpejt”, ndryshe nga herët e kaluara, tha zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi në një konferencë për media. Fillimisht do të bëhet numërimi vetëm i votave për subjektet politike, dhe për këtë shkak, KQZ pret që t’i japë më shpejt rezultatet paraprake.

“Po shpresojmë që, duke pasur parasysh që numërimi i fletvotimeve në vendvotime do të bëhet vetëm për pjesën e fletvotimit ku qytetarët kanë përzgjedhur subjektet politike, do të bëhet më shpejt – sepse nuk do të kemi numërimin e pjesës së fletvotimit ku qytetarët kanë përzgjedhur edhe kandidatët për deputetë, po shpresojmë që brenda një kohe të shpejtë të arrijmë t’i kemi rezultatet preliminare nga vendvotimet për subjektet politike”, - tha Elezi.

Për kohën e saktë se kur mund të dalë rezultati tha se nuk mund të flasë.

“Sigurisht që do t’ju njoftojmë, por do të mund ta shihni edhe në web-faqen e KQZ-së kur të dhënat nga vendvotimet fillojnë të vijnë e të shfaqen dhe dalngadalë do të mund të shihni përditësimin e tyre dhe votat për secilin subjekt politik garues”, tha Elezi. Kjo, ai tha se do të varet “nga ecuria e numërimit të fletvotimeve në vendvotime dhe ngarkimit të këtyre të dhënave nga zyrtarët tanë që janë në këto qendra votimi”. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI