Flash

Izraeli tërheq ushtrinë nga korridori Netzarim që ndante në mes Gazën

Lapsi.al 9 February 2025
Izraeli tërheq ushtrinë nga korridori Netzarim që ndante në

Ushtria izraelite është tërhequr nga një zonë e Gazës, e njohur si korridori “Netzarim” që ndante këtë territor në mes, një veprim që pritej sipas marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.

Kjo u konfirmua nga grupi militant i Hamasit që kontrollon Rripin e Gazës. Më vonë një burim izraelit i sigurisë që foli në kushte anonimiteti konfirmoi se ushtria izraelite po tërhiqej nga pozicionet e saj në Gazën qendrore.

“Forcat izraelite e kishin zvogëluar më herët praninë e tyre në atë zonë”, tha zyrtari izraelit.

Hamasi e festoi tërheqjen si një fitore dhe forcat e tyre u vendosën në zonë për të menaxhuar rrjedhën e kalimit të palestinezëve.

Që në muajt e parë të luftës, forcat izraelite u vendosën në korridorin 6.5 km të gjatë në jug të qytetit të Gazës që shtrihet nga kufiri izraelit deri në detin Mesdhe.

Mijëra palestinezë kanë kaluar nëpër korridor javët e fundit, duke u kthyer në shtëpitë e tyre në veri nga Gaza jugore, ku ishin strehuar gjatë luftës.

Ish-ushtarët amerikanë të punësuar si kontraktorë privatë janë vendosur për të inspektuar automjetet që kalojnë nëpër korridor në javët e fundit pas marrëveshjes së armëpushimit që u zbatua më 19 janar pas më shumë se 15 muaj lufte.

Izraeli u zotua të shkatërrojë Hamasin pas sulmin të 7 tetorit 2023, në të cilin u vranë 1200 njerëz, shumica prej tyre civilë dhe mbi 250 u morën peng.

Më shumë se 46000 njerëz janë vrarë nga sulmet e Izraelit, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze që drejtohen nga grupi militant Hamas dhe që nuk bëjnë dallime mes luftëtarëve dhe civilëve. /VOA

Të këshilluara

Rrëzohet një avion në Moskë

Një avion privat u rrëzua sot në rajonin Ramensk, në rajonin e Moskës në Rusi, ku për pasojë mbetën të vrarë dy pilotë. Avioni i vogël Tecnam P-2002JF Sierra...

16:00

ide

Po tani, a duhet të dorëhiqet Veliaj?

Deri më tani për ta nxjerë Lalin nga burgu u përdor alibia e mos dëmtimit të interesit të qytetarëve dhe punëve të Tiranës. Këtej e tutje, pasi mirë apo keq, Gjykata e Lartë vendosi të lërë edhe për një kohë relativisht të gjatë të izoluar, duhet të jesh i pafytyrë që të mbrosh idenë se ai mund të mbetet kryebashkiak edhe në dëm të këtij interesi

12:27 Andi Bushati

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

91.71

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI