Flash

Grenell sulmon Zërin e Amerikës, e quan "relike e së shkuarës"

Lapsi.al 9 February 2025
Grenell sulmon Zërin e Amerikës, e quan "relike e së
Ish-i dërguari special i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka sulmuar mediat Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës, që financohen nga taksapaguesit amerikanë, por që sipas Grenell janë të mbushura me aktivistë të ekstremit të majtë dhe duhet të reformohen. Në një postim në X, Grenell argumentoi se këto media, të cilat i quajti “media shtetërore”, nuk janë të nevojshme në një epokë kur informacioni është më i aksesueshëm se kurrë dhe kur shumë platforma të tjera që ofrojnë lajme të paanshme dhe të pavarura. “Ne nuk kemi nevojë për media të paguara nga qeveria”, u shpreh Grenell, duke u shprehur kritik ndaj ndikimit që media të tilla mund të kenë në përhapjen e ideologjive të majta. Ai e theksoi se ka pasur një periudhë të gjatë bashkëpunimi me gazetarët e këtyre mediave, duke i konsideruar ato si një “relike të së shkuarës”. Radio Evropa e Lirë dhe Zëri i Amerikës, të cilat operojnë me fonde të shtetit amerikan, shpesh kanë qenë objekt i kritikave nga të gjitha anët e spektrit politik. Pavarësisht se ato ndjekin një linjë editoriale të pavarur, ato kanë qenë shpesh nën presion për të ruajtur një balancë mes objektivitetit dhe pasqyrimit të interesave të politikës amerikane, veçanërisht në rajone ku liria e shtypit është e kufizuar. Një debat i nxehtë vazhdon për të gjetur balancën mes ofrimit të informacionit të paanshëm dhe përdorimit të fondeve publike për mbështetje të mediave të tilla. Përkrahësit e këtyre mediave thonë se ato luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e lirisë së shtypit dhe mbështetje për ata që jetojnë nën regjime autoritare, ku liria e fjalës është e kufizuar. Aktualisht Richard Grenell mban postin e të dërguarit special për misione të veçanta. Disa ditë më parë ai u takua me presidentin e Venezuelës, Maduro për një marrëveshje për pranin e emigrantëve dhe dorëzimin e 6 amerikanëve që mbaheshin peng.

Të këshilluara

ide

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një vjeshtë me atmosferë fund regjimi

Qoftë zarat e partisë së vet që i hedhin vickla, qoftë qytetarët që e fishkëllejnë në rrugë, qoftë prokurorët e trimëruar të SPAK që janë afuar në oborrin e tij apo gazetarët ndërkombëtarë që e barabisin me kumbarin tregojnë një gjë, se kurba politike e Edi Ramës ka prekur fundin. Rrëfimi i propagandës së tij tashmë ka mbaruar.

16:19 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI