Flash

Shtyhet derbi kryeqytetas: Egnatia mendon arratinë në javën e 24 të Superiores

Lapsi.al 9 February 2025
Shtyhet derbi kryeqytetas: Egnatia mendon arratinë në javën e 24
Pas angazhimeve në Kupën e Shqipërisë, vëmendja kthehet te kampionati, i cili po hyn në një fazë vendimtare me afrimin e “Final 4”. Java e 24-rt pritet të jetë mjaft e rëndësishme për skuadrat, sidomos për ato që luftojnë për kreun dhe mbijetesën. Egnatia shpreson të gjejë një shkëputje në krye të renditjes, duke përfituar nga derbi kryeqytetas Partizani-Tirana. Në fakt, në përplasjen ndërqytetase është përqendruar e gjithë vëmendja në Superiore, një përballje që gjithmonë garanton spektakël. Departamenti i Garave në FSHF njofton se ndeshja derbi Partizani – Tirana do të nisë në orën 14:00 dhe jo në 13:30 siç ishte planifikuar fillimisht. Ky ndryshim është bërë për arsye logjistike dhe për të lehtësuar lëvizjen në zonën e stadiumit, duke u mundësuar tifozëve të mbërrijnë në kohë në “Arenën e Demave”. Po të dielën do të luhen edhe dy ndeshje të tjera. Egnatia kryesuese do të jetë vizitore në shtëpinë e AF Elbasanit. Ndeshja është programuar të luhet në ora 17:00. Në të njëjtën orë do të luhet në Shkodër sfida Vllaznia – Bylis. Të dy skuadrat shpresojnë të përfitojnë nga derbi kryeqytetas, për të krijuar një avantazh të rëndësishëm nga Partizani. Lexo më tej: Kupa/ Egnatia hedh hapin e parë drejt gjysmëfinales, mund Bylisin në Ballsh Sakaq, të hënën do të luhen dy ndeshjet përmbyllëse të javës së 24-t. Skënderbeu do të presë Laçin në shtëpi në ora 17:00. Edhe sfida Teuta – Dinamo City, do të luhet në ora 17:00. Ky takim do të zhvillohet në stadiumin “Niko Dovana” në Durrës.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

34°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI