Flash

Derbi kryeqytetas në shifra: Tirana më aktive, Partizani më i rrezikshëm para portës

Lapsi.al 9 February 2025
Derbi kryeqytetas në shifra: Tirana më aktive, Partizani më i
Partizani dhe Tirana do të përballen për herë të tretë këtë sezon ditën e diel, në një derbi që vjen në një moment jo shumë të mirë për të dyja skuadrat. Bardheblutë ndodhen në vendin e 9-të në renditje dhe po kalojnë një periudhë të vështirë, ndërsa të kuqtë kanë humbur terren me kreun pas dy barazimeve radhazi. Megjithatë, statistikat tregojnë një tjetër histori për Tiranën. Bardheblutë janë një nga skuadrat më aktive në fazën sulmuese, pasi renditen të tretët për numrin e krosimeve për ndeshje (më shumë se 16), të dytët pas AF Elbasanit për goditje këndi dhe të dytët pas Egnatias për cilësinë e rasteve të krijuara për gol. Por problemi kryesor mbetet saktësia përpara portës. Tirana është skuadra me më pak goditje në kuadratin e portës, pasi vetëm një në katër tentativa është e saktë. Në një kampionat të ekuilibruar si ky, çdo ndeshje mund të ndryshojë rrjedhën e sezonit. A mund të shërbejë derbi si pika e kthesës për Tiranën? Përballë do të jetë Partizani, që është skuadra me më shumë goditje në portë në kampionat dhe që renditet i dyti për driblime të suksesshme për ndeshje (pas Skënderbeut). Lexo më tej: Kupa/ Partizani nuk e mund dot Laçin as me 10 lojtarë: 0-0, kualifikimi në Tiranë Ndeshjet derbi janë gjithmonë të paparashikueshme. Të dielën, në “Arenën e Demave”, pritet një sfidë emocionuese, ku të dyja skuadrat do të kërkojnë fitoren, jo vetëm për pikët, por edhe për krenarinë e kryeqytetit.

Të këshilluara

ide

Rënia e Vlorës në shtratin e krimit

Vlora nuk është as dardhë e as pjeshkë që dikush e ha pas shpinës së kryeminstrit. Ajo është ilustrimi më eklatant se si vetë Edi Rama i ka vënë institucionet e vendit në shërbim të pushtetit të tij, që në thelb është pushteti i krimit

14:48 Armand Shkullaku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

91.50

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI