Flash

Greqia ul çmimet e ushqimeve, Rama: Nuk ndërhyjmë, nuk na e lejon “sistemi”

Qeveria greke ka ulur çmimet e më shumë se 1,700 produkteve përmes një marrëveshjeje me industrinë, furnitorët dhe supermarketet; në anën tjetër, qeveria shqiptare thotë se nuk mund të ndërhyjë te çmimet sepse e ndalon "sistemi" dhe premton vetëm “transparencë”, në një kohë kur shqiptarët po paguajnë ushqimet më shtrenjtë se mesatarja e Bashkimit Europian dhe me rritje çmimesh shumë më të lartë se fqinjët.

13:15

Para vendimit/ Manovrat që Veliaj të lërë qelinë

A ekziston një pakt i ri Rama-Veliaj që parashikon nxjerrjen e kryebashkiakut nga burgu? Pse shefi i qeverisë e miratoi këtë radhë shkarkimin e Anuela Ristanit dhe pse atij mund ti volisë rikthimi i “Lalit’ në zyrë?

12:54

Protesta e opozitës/ VOA: Berisha thirrje për bashkim para zgjedhjeve

Lapsi.al 8 February 2025
Protesta e opozitës/ VOA: Berisha thirrje për bashkim para zgjedhjeve

Në Shqipëri, opozita iu rikthye të shtunën pasdite protestave, por duke u mbledhur, në ndryshime nga më parë, vetëm përpara godinës së qeverisë. Përpara disa mijëra mbështetësve të tij, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, renditi një seri akuzash ndaj kryeministrit Edi Rama dhe afera korruptive të qeverisë së tij, duke u mbështetur dhe në deklaratat publike të ish-zëvendëskryeministrit socialist Arben Ahmetaj, nën akuzë nga Prokuroria e Posaçme dhe prej më shumë se një viti e gjysëm në arrati.

Ndërsa vendi ndodhet gati 3 muaj para zgjedhjeve të reja parlamentare, zoti Berisha shfrytëzoi fjalën e tij për të shpalosur disa nga pikat kryesore të programit të opozitës.

Është programi i lirisë dhe të drejtave të njeriut, programi i përmbysjes së modelit të deritanishëm të përdorimit të buxhetit, programi i rritjes së rrogave dhe pensioneve, programi i modernizimit të shërbimeve në arsim, shëndetësi dhe fushat e tjera”, deklaroi ai.

Opozita hyn në këto zgjedhje, pas një periudhe të gjatë, gati traumatike përçarjeje. Ndonëse Berisha, arriti të rimerrte kontrollin e Partisë Demokratike, lufta e brendshme ka prodhuar megjithatë një fragmentarizim të saj, me disa forca të reja politike që kanë rrjedhur nga rradhët e partisë Demokratike.

Pavarësisht peshës së tyre elektorale, që mbetet për t’u provuar, sistemi zgjedhor penalizon shpërndarjen e votave. Nga ana tjetër, një ndër aleatët e PD, Partia e Lirisë, vuan pasojat e arrestimit të drejtuesit të saj, ish-presidentit Ilir Meta, i dyshuar për “korrupsion e pastrim parash”. Ai përshëndeti protestën përmes një mesazhi audio nga burgu.

Berisha, ndonëse deklaroi se partia e tij është më e bashkuar se kurrë, i mëshoi nevojës që të gjitha forcat opozitare të jenë nën një ombrellë të vetme, në zgjedhje. “Iu garantoj se PD po bën gjithçka për frontin më të gjerë opozitar. Ftoj të gjitha partitë politike që i thonë me ndërgjegje vetes opozitës, të bashkohen me ne kundër kësaj të keqe të madhe, narkodiktaturës.Ftoj socialistët e ndershëm, që i shfrytëzoi gjer në palcë rilindja e Edi Ramës, të bashkoheni me ne, sepse programi ynë është program për të gjithë shqiptarët”, deklaroi zoti Berisha.

Ai pati dhe një thirrje për atë që njihet si elektorati gri. “Mos harroni që, historia ne shqiptarëve na ka mësuar se e keqja, se diktatura pas lufte nuk desh asgjë tjetër përveç heshtjes së shumicës. Se shumica e heshtur, me dashje apo pa dashje bëhet aleate e diktaturës. Ndaj të ngrihemi, heshtja të mos na topisë, por të shkojmë tek kutia e votimit. Të marrim të gjitha përgjegjësitë qytetare për të votuar dhe larguar me votën tonë regjimin më të keq, diktaturën më të keqe, më antishqiptare”, u shpreh zoti Berisha.

Ndryshe nga protestat e mëparshme, të cilat ishin karakterizuar nga akte force dhe përplasje me policinë, këtë herë gjithçka shkoi paqësisht. Gjatë protestës, pati vetëm hedhje të shashkave, nga të cilat mësohet se tre punonjës policie u lënduan lehtazi.

Parpara nisjes se protestës, kryeministri Edi Rama shpërndau një postim rrjetin social “X”, ku me tone deniguese ndaj opozitës dhe drejtuesit të saj Berisha ai shkruant se “vetëm duke e braktisur kënetën e bufit stërplak, demokratët do të krijojnë hapësirë për rilindjen e një opozite politike të denjë për Shqipërinë anëtare të Bashkimit Europian, përndryshe humbjet vetëm do të thellohen edhe përtej 11 majit, kur protestuesit e sotëm do të jo vetëm të humbur për të dhjetën herë radhazi, po edhe me diferencën më të thellë me Partinë Socialiste, qysh nga viti 2013”./VOA

Të këshilluara

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

35°c

KËMBIMI EURO

92.36

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI