Flash

Në kërkim për pjesëmarrje në një grup kriminàl për träfik drøge, pranga 47-vjeçarit

Lapsi.al 8 February 2025
Në kërkim për pjesëmarrje në një grup

Një 47-vjeçar, që ishte shpallur në kërkim për pjesëmarrje në një grup kriminal, është arrestuar. Shtetasi me iniciale O.I.,  banues në Gjirokastër, u kap në zonën e “Liqenit të Thatë” në Tiranë. 47-vjeçari është dënuar me 6 vite e 8 muaj burg, ku i ka mbetur për të vuajtur dënimin për 2 vite e 8 muaj burg.

Ai ka qenë pjesë e një grupi kriminal në vitin 2018 në trafikimin e lëndëve narkotike me shtetet e BE-së. Në goditjen e këtij grupi kriminal në vitet 2017-2018, janë zhvilluar 12 operacione policore kombëtare dhe ndërkombëtare konkretisht në Shqipëri, Greqi, Turqi, Maqedoni, Itali, ku janë arrestuar gjithsej 66 shtetas midis tyre të huaj dhe shqiptarë si dhe janë sekuestruar 8.4 ton lëndë narkotike Cannabis Sativa, municione luftarake, automjete, telefona, si dhe shuma të konsiderueshme parash.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI