Flash

Krimi makabër, del në gjykatë vrasësi i të miturës shqiptare

Lapsi.al 8 February 2025
Krimi makabër, del në gjykatë vrasësi i të miturës

Adrian Zeko, autori i vrasjes makabre të Zeniada Selimajt, ndodhur 14 vite më parë në Greqi do të dalë sot para Gjykatës së Pireut.

Zeko ishte fqinj i 12-vjeçares, e cila u gjet e djegur në shkallët e shtëpisë së saj. Ndaj tij rëndojnë akuzat për vrasje, zjarrvënie me dashje, tentativë përdhunimi dhe joshje e të miturit nën 14 vjeç.

Zeniada Selimaj atë kohë 12 vjeç u gjet më 23 shtator 2011 në shkallët e banesës me 80% djegie në trup. E mitura u dërgua në Spitalin e Përgjithshëm Shtetëror të Nicës dhe më pas në Spitalin e Fëmijëve “Agia Sophia”, ku nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra dhe pas 13 ditësh ndërroi jetën.

Dyshimet e para ishin se 12-vjeçarja kishte tentuar vetëvrasjen për shkak të një shkrimi që iu gjet, por hetimet morën rrjedhë tjetër pasi u zbulua se e mitura ishte lyer me terpentinë dhe më pas i ishte vendosur flaka duke përdorur një çakmak.

Krimi makabër është zbuluar 9 vite më pas, përmes një fotografie.

“Shtëpia e të pandehurit kishte një ballkon me hyrje të drejtpërdrejtë në ballkonin e të miturës. Nga deklaratat e dëshmitarëve, ai e kishte ngacmuar vajzën në periudhën e mëparshme. Për sa i përket pranisë së tij në shkallët ku iu vendos flaka të miturës, ai e ka njohur menjëherë Zenaidën pavarësisht se kishte djegie në 80% të trupit, në një kohë kur prindërit e saj nuk mund ta identifikonin përveçse nga thonjtë dhe vathët që mbante. Më tej, i pandehuri ka pohuar që në fillim se 13-vjeçarja e ka ndezur vetë zjarrin, ndërsa familjarëve dhe të afërmve i ka pohuar se ka tentuar ta shuajë zjarrin me duar dhe i ka mbështjellë me garzë. Pas ngjarjes dhe gjatë shtrimit të të miturës, i akuzuari çdo ditë shkonte në shtëpinë e saj, duke pyetur vazhdimisht familjarët e saj nëse viktima kishte denoncuar ndonjë gjë në polici”, thuhet në aktakuzë.

Sipas asaj që thuhet në dosje, Zeko e ka joshur të miturën dhe më pas ka tentuar ta përdhunojë. Pas refuzimit të saj dhe tentativës për t’u arratisur, vrasëësi e ka ndjekur dhe në shkallët e shtëpisë së saj i ka vënë flakën.

“Pasi tentoi të kryente marrëdhënie të pavullnetshme me të miturën, ai kreu akte seksuale ndaj saj, por para se ajo të rezistonte fuqishëm në mbrojtje të lirisë së saj seksuale dhe të tentonte të ikte përmes shkallëve shtëpisë së saj, ai e dogji për të fshehur çdo provë inkriminuese në trupin e saj nga akti i tij i mëparshëm kriminal, duke përdorur një lëng të ndezshëm dhe më pas i vuri plakën”, thuhet në aktakuzë.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI