Flash

Del nga Trauma kushëriri i Hajrullës: Nuk kam asnjë lidhje me botën e krimit

Lapsi.al 8 February 2025
Del nga Trauma kushëriri i Hajrullës: Nuk kam asnjë lidhje me

Kevin Hajrulla, i cili mbeti i plagosur në një atentat në Vlorë në dhjetor 2024, ka lënë spitalin e Traumës pas më shumë se një muaji.

I riu qëndroi në spital për kurim pasi u qëllua me 24 plumba në atentatin mafioz ndaj tij. Kejvin Hajrulla, punonjës në një call center, nuk ka asnjë rekord kriminal dhe në dëshminë para hetuesve se nuk ka asnjë lidhje me botën e krimit.

Ai është kushëri i Inez Hajrulla, i cili njihet si i forti i Vlorës, që gjithashtu u ka shpëtuar atentateve, dhe dyshohet se goditja ka ardhur pikërisht prej tij.

Inez Hajrulla mori drejtimin e grupit kriminal të Edison Arizajt pas vrasjes së këtij të fundit në Durrës në 2018.

Inez Hajrulla është në përplasje të forta me Bernard Sinamatin që njihet si kreu I grupit kundershtar. Sinamatit iu vra me snajper nipi Gëzimi në janar të 2024 teksa ndodhej në ballkonin e pallatit.

Në 1 vjetorin e vrasjes së tij në varreza ishte vetëm nëna e të riut, por asnjë pjesëtar tjetër pasi të dyja grupet po ruhen nga njër8 tjetri. Javët e fundit policia e Vlorës ka sekuestruar 3 automjete të blinduara të grupit të Inez Hajrullës, ndërsa këtë të fundit nuk e ka pyetjr ende.

Per atentatin ndaj Kevin Hajrulla policua nuk ka të dyshuar dhe provat per Identifikimin e autorëve janë të vakëta. Familja e Kevin Hajrullës ndërkohë shpreh shqetesim per sigurinë e djemve të cilët janë vënë në shënjestër të krimit.

Të këshilluara

ide

Plaku me bastun, si antimodeli ndaj një pushteti të shurdhët

Ndarja e re teritoriale përpos problemeve të diskutueshme me pakësimin e bashkive po vërteton se kjo qeverisje e degraduar nuk ka më as vullnet as nerva për të dëgjuar qytetarët. Prandaj rruga e vetme e komunikimit me të mbetet ajo e ngritjes së shkopit

16:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

92.53

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI