Flash

Tërmet i fortë 4.8 ballë shkund ishullin e Katanias

Lapsi.al 7 February 2025
Tërmet i fortë 4.8 ballë shkund ishullin e Katanias

Një tërmet i fortë me magnitudë 4.8, u regjistrua pasditen e sotme në ishullin e Katanias. Tërmeti kishte një thellësi prej 17 km ndërsa raportohet se u regjistrua në orën 16:19. Mediat italiane raportojnë se nuk u regjistruan dëme në ndërtesa edhe pasi tërmeti u pasua me tetë paslëkundje të tjera për më shumë se një orë.

Pas goditjes kryesore, Instituti Kombëtar i Vullkanologjisë regjistroi tërmete me magnitudë 2.5 dhe 3.4 në një thellësi që varion nga 18 në 4 km nga ora 16:40 deri në 18:08. Presidenti i Institutit Kombëtar të Gjeofizikës dhe Vullkanologjisë, Carlo Doglioni, tha se këto tërmete janë për shkak të lëvizjes së konvergjencës midis pjesës veriore të Siçilisë dhe asaj jugore të detit Tirren.

Dridhjet në shtëpi u ndjenë në Messina dhe në disa komuna në bregdetin Tirren të Mesinës. Tronditja është ndjerë edhe në Palermo, veçanërisht në katet e sipërme të ndërtesave, ku kreu i mbrojtjes civile rajonale Salvo Cocina ka ndjekur ngjarjet në kontakt me dhomën e operacionit.

Presidenti i Rajonit të Siçilisë, Renato Schifani tha se është në kontakt të vazhdueshëm me kreun e Mbrojtjes Civile. Ai tha se janë në gatishmëri të ndërhyjnë me të gjitha mjetet në dispozicion për të mbështetur komunitetet e përfshira dhe për të garantuar sigurinë e qytetarëve.

Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni tha se po ndjek evoluimin e situatës lidhur me tërmetin e fortë në Messina. Ajo është në kontakt të vazhdueshëm me ministrin Nello Musumeci, kreun e Mbrojtjes Civile Fabio Ciciliano dhe autoritetet kompetente për të monitoruar zhvillimet dhe për të koordinuar çdo ndërhyrje.

Të këshilluara

Rrëzohet një avion në Moskë

Një avion privat u rrëzua sot në rajonin Ramensk, në rajonin e Moskës në Rusi, ku për pasojë mbetën të vrarë dy pilotë. Avioni i vogël Tecnam P-2002JF Sierra...

16:00

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Fotoja në dosjen e SPAK/ Kutia e mbushur me euro në vilën e Ballukut

Në dosjen e SPAK për vilën luksoze që Belinda Balluku dyshohet se zotëronte në Dhërmi, mes qindra komunikimeve që sipas prokurorëve provojnë pronësinë e saj faktike, është zbuluar edhe fotografia e një kutie të mbushur me tufa kartëmonedhash 50 euroshe, që dyshohet se ndodhej brenda vilës.

11:05

Me sytë katër

PAPARAZZI