Flash

Sylvinho ndjek Inter në Firence, por takohet me Ismajlin: “Je gati për në mars?”

Lapsi.al 7 February 2025
Sylvinho ndjek Inter në Firence, por takohet me Ismajlin: “Je gati

Humbi Bajramin në Old Trafford, shkoi në derbi për Asllanin që nuk luajti, por këtë herë 7 minuta mesfushorin e tij të paktën tekniku i kombëtares Sylvinho arriti ta shohë. Së bashku me stafin e tij teknik, Doriva dhe Zabaleta, braziliani ditën e djeshme ishte në Firence me dy misione: të takohej me futbollistin e Kombëtares, Ardian Ismajli dhe të ndiqte ndeshjen e ndërprerë Fiorentina-Inter.

Stafi teknik i kuqezinjve bisedoi nga afër me qendërmbrojtësin Ismajli dhe u interesua për gjendjen e tij pas dëmtimit që pësoi në ndeshjen Juventus – Empoli. Gjithashtu, në fokus të bisedës ishte grumbullimi i Kombëtares në mars, për dy ndeshjet e para të Shqipërisë në kualifikueset e Botërorit, ndaj Anglisë dhe Andorrës. Natyrisht Sylvinho shpreson që Ismajli të jetë gati për ndeshjet e para, duke qenë një pikë shumë e fortë e prapavijës së kombëtares, e goditur ndërkohë nga dëmtimet e dyshes Hysaj-Mitaj.

Lexo më tej: Sylvinho në San Siro për Asllanin që nuk luante: vështrimi i Bonolis është zhbirues

Gjatë mbrëmjes, Sylvinho, Doriva dhe Zabaleta qëndruan në Firence dhe ndoqën nga afër ndeshjen Fiorentina – Inter në stadiumin “Stadio Artemio Franchi”, ku u aktivizua edhe futbollisti i Kombëtares, Kristjan Asllani, por vetëm 7 minutat e fundit, plus shtesat.

SYLVINHO NDJEK LOJTARËT NË SERIE A

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo, së bashku me stafin e tij teknik, Doriva dhe Zabaleta, vazhdojnë të qëndrojnë në Itali, teksa ishin prezentë në Bergamo, në stadiumin “Geëiss Stadium”, për ndeshjen e Kupës së Italisë, Atalanta – Bologna.

Stafi teknik i Kombëtares ndoqi nga afër pak ditë më parë edhe paraqitjen e kapitenit të Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, dhe pas përfundimit të ndeshjes zhvilloi një takim me të. Në fokus të diskutimeve ishte ecuria e sezonit me klubin e Atalantës dhe rrugëtimi i ri i Kombëtares shqiptare në kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026. Sylvinho e ndihmësit e tij do të vazhdojnë turin në Europë për të takuar dhe monitoruar futbollistët e Kombëtares që luajnë në kampionatet europiane.

Të këshilluara

ide

Protesta që vrau piktorin dhe prezantoi noterin e krimit

Mjaftoi një muaj marshimi i flamingove për të retushuar në shtypin botëror imazhin e politikanit artist dhe për ti mbivendosur atij portertin e njeriut që lidhi familjen e presidentit të SHBA me një trafikant kokaine

05:06 Andi Bushati

A do prodhojë protesta të njëjtat pasoja si për Vuçiçin?

Shqipëria ka shansin që të vazhdojë rrugëtimin që po e bën Serbia me lëvizjen studentore dhe ta ripërsërisë formën e pushtetit apo që të përbashkojë energjitë e të gjithëve-Qeveri, SPAK, BE, Lëvizja Flamingo-drejt një caku tjetër

09:18 Veton Surroi

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

93.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI